Protesta, aktivisti Bala: Gjithmonë jam aty në beteja, qytetarët më të fortë se kurrë
Nga veriu në jug qytetarët kanë protestuar 3 ditë radhazi për rritjen e çmimeve. Protesta e djeshme në Durrës është shoqëruar me përplasje të shutma mes unifromave blu dhe qytetarëve. Ata kanë arritur të çajnë gardhin e policisë dhe kanë bllokuar për dy orë autostradën Durrës-Tiranë. Një nga aktivistët dhe organizatorët e protestës në Durrës është Flamur Bala.
“Qytetarët janë më të bindur se kurrë, më të fortë se kurrë, ata e kanë kuptuar qe thika në palcë po djeg fort, jeta e tyre ekonomikisht është bërë tepër e vështirë dhe e papërballueshme”, tha Bala për Pozitivi.org.
Bala, shtoi i bindur se njerëzit janë të revoltuar dhe nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre. Sipas tij ka një pjesëmarrje të shtuar në protestë.
“Unë nuk dorëzohen, nuk do të tërhiqem nga kjo protest deri në plotësimin e kërkesave tona. Edhe sikur tek pullë të jem do të dal aty në autostradë”, tha Flamuri duke u bërë thirrje qytetarëve që të dalin në protestë.
“Disa fjalë për ju që nuk luani nga vendi edhe kur nënshtroheni nga pushteti! Ju duhet të më merrni shembull mua sepse përtej sfidave të vështira që më ka përballur jeta, dal dhe protestoj me forcën e shpirtit, përveç prezencës time unë nxis dhe organizoj edhe të tjerët që të jenë pjesëmarrës nëpër protesta. Nuk protestoj as për ndonjë parti politike, as për ndonjë politikan apo drejtues organizate por dal për veten time, për familjen time, për shoqërinë dhe Shqipërinë”.
Jo vetëm Flamuri, por një numër i madh personash me aftësi të kufizuara janë parë t’u bashkohen turmave të qytetarëve për të protestuar.
Të shumtë ishin qytetarët që u ngritën në protestë edhe në Lezhë e në Berat. Për dy orë rruga e Arbrit ishte e Bllokuar derisa ndërhyri policia. Në Shkodër prosteta ishte e qetë, qindra qytetarë marshuan me pankarta në duar e thirrje për uljen e çmimeve. Në tre ditë ka pasur disa të shoqëruar në polici e megjithatë qytetarët janë të motivuar për të mos u ndalur deri në plotësimin e kërkesave. Disa prej qytetarëve u morën forcërisht në furgonët e policisë. Në fund të protestës policia ka shoqëruar në komisaritat dhjetëra pjesëmarrës.
Sot në Tiranë prej orës 11 mijëra qytetarë janë në shesh. Protesta vijon…
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.




















