Disa hapa si të bëheni ekspert për të mësuar shpejt
17/07/2018 Shpërndaje

Disa hapa si të bëheni ekspert për të mësuar shpejt

Ndonjëherë shpenzojmë aq shumë kohë duke mësuar përmendësh terma që nuk arrijmë t’u fitojmë me të vërtetë një kuptim dhe as materialit që duhet të mësojmë! Fakti është se shumë studentë nuk e kuptojnë se ka një dallim mes mësimit përmendësh dhe nxënies.

Memorizimi i termave dhe përkufizimeve mund t’ju ndihmojë të përgatiteni për disa lloje testesh, por ndërsa përparoni, mësuesit (dhe profesorët) presin shumë më tepër nga ju në ditën e testimit.

Ekziston një mënyrë për të kuptuar nëse jeni vërtet i gatshëm për çdo pyetje të testit që mësuesi mund t’ju japë. Kjo strategji është projektuar për t’ju ndihmuar të merrni njohuri që keni fituar në lidhje me një temë dhe ta shpjegoni atë në kontekst. Dhe mund ta mësoni këtë strategji në tre hapa!

Së pari, zhvilloni një listë të të gjitha termave (fjalëve të reja) dhe koncepteve të materialit që keni. Pastaj zgjidhni dy terma të ndryshme. Strategjia punon më së miri nëse vërtet arrini të zgjedhni dy (dukshëm) fjalë të palidhura. Tani që keni dy terma ose koncepte të palidhura, sfida juaj është që të shkruani një paragraf (ose disa) për të treguar lidhjen midis tyre. Mund të duket e pamundur në fillim, por nuk është!

Mos harroni se çdo dy terma nga e njëjta kategori do të lidhen. Ju vetëm duhet të krijoni një rrugë nga njëri në tjetrin për të treguar se si lidhen temat. Dhe nuk mund ta bëni këtë nëse nuk e njihni me të vërtetë materialin.

Përsëriteni procesin e zgjedhjes së termave të rastësishme derisa të keni bërë disa kombinime të ndryshme. Çdo herë që shkruani paragrafë për të lidhur termat, përdorni sa më shumë terma që mundeni. Ju do të filloni të ndërtoni një rrjet të dijes dhe të filloni të kuptoni se si gjithçka lidhet me gjithçka tjetër në shënimet tuaja.

Pasi të keni studiuar në këtë mënyrë, praktikojeni me një mik një ose dy ditë më vonë. Përdorni një partner studimi dhe shkruajini pyetjet e eseve të praktikës dhe shkëmbenjini ato. Sigurohuni që çdo përgjigje përmban të paktën dy nga termat që keni praktikuar.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.