Marshim për Ukrainën në Tiranë
Ashtu siç ishte lajmëruar më herët, qytetarë të shumtë dolën në rrugët e Tiranës në një manifestim për Ukrainën. Kjo është nismë që ka vazhduar në disa kryeqytete të botës që prej fillimit të luftës ruse më 24 shkurt në Ukrainë.
Në mesin e shumë qytetarë të thjeshtë, ukrainas dhe shqiptarë, ishte edhe ambasadori i Ukrainës në vendin tonë Volodymyr Shkurov. Thirrja që kishte ishte që t’i dërgohen Ukrainas armë.
“Ju e keni parë tmerrin e rusëve në Bucha, Irpin, janë prove e torturave të civilëve ta pafajshëm. Dhuna përfshin edhe te miturit. Armiku po përqendron mijëra tanke në Ukrainën lindore. Kjo nuk do ndalojë. I bëj edhe njëherë thirrje botës për të transferuar ne Ukrainë armët e nevojshme dhe të vendosin sanksione më te forta si embargoja e energjisë dhe naftës”.
Për të falenderuar të gjithë qytetarët që morën pjesë në marshim kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko shprehu mirënjohjen përmes një video mesazhi. Në këto momente të vështira për Ukrainën, solidarizimit përmes marshimit i është bashkuar edhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
“Putini i kishte bërë keq llogaritë. Ai mendoi se do të futen në Ukrainë dhe se bota do ti hapte rrugë. Ai u ndesh me një mur të fortë, me popullin ukrainas”, tha Kim.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
