Dikur e mbajti gjatë luftës, familja nga Deçani strehon familjen nga Durrësi
27/11/2019 Shpërndaje

Dikur e mbajti gjatë luftës, familja nga Deçani strehon familjen nga Durrësi

Kosovarët i janë gjendur më pranë se kurrë vendit tonë në këto ditë të vështira, pas tërmetit të mëgjesit të djeshëm i cili deri më tani raportohet të ketë sjellë 34 viktima dhe 650 të plagosur.

Një familje nga fshati Carabreg i Deçanit të Kosovës, ka strehuar një familje nga Durrësi i Shqipërisë, e dëmtuar nga tërmeti i fuqishëm 6.4 ballë.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, familja Qorraj kishte qëndruar për disa muaj te familja Kazanxhi në Durrës. Sot është famija Kazanxhi që po mirëpritet në shtëpinë e tyre. Të dy familjet janë takuar në doganën që ndan dy vendet.

Ushtria e Kosovës ka qenë e para që ka ardhur në ndihmë të Shqipërisë për të ndihmuar dhe shpëtuar të mbeturit në rrënoja, ndërsa qytetarë dhe grupe të shumta kanë mbledhur ndihma dhe kanë ofruar strehim për të gjithë të dëmtuarit nga tërmeti.

Familja nga Durrësi gjen strehim në Deçan

Një familje nga fshati Carabreg i Deçanit të Kosovës, ka strehuar një familje nga Durrësi i Shqipërisë, pas tërmetit tragjik që ndodhi në këtë qytet të martën, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetëra dhe u lënduan qindra persona. Gjatë luftës së fundit në Kosovë, familja Qorraj kishte qëndruar për disa muaj te familja Kazanxhi në Durrës.

Posted by Radio Evropa e Lirë on Wednesday, November 27, 2019

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.