A do zgjidhen/ Pa rrugë dhe ujë të pijshëm, problemet kryesore të Kasharit
10/02/2019 Shpërndaje

A do zgjidhen/ Pa rrugë dhe ujë të pijshëm, problemet kryesore të Kasharit

Luan Kulla banor në njësinë administratove Kashar në lagjen e unazës së re tregon se problematikë kryesore për banorët është autobusi. Kurse për vetë të moshuarin të domosdoshme janë edhe stolat, në këto ditë të pleqërisë.

65 vjeçari i cili jeton prej disa vitesh në këtë zonë rendit si probleme kryesore të lagjes ku jeton mungesën e shkollës, cerdheve dhe kopështeve, trotuaret e bllokuara, mungesa hapësirave të gjelbërta dhe te stolave për pensionistët dhe problemet me linjën e autobusit.

Në këtë zonë kaq të popullur dhe me shumë pallate ai kërkon kopëshe dhe shkollë për nipërit dhe mbesat. “Unë kam nipër dhe mbesa dhe tani i dërgoj në kopësht në privat. Nëse do të kishte kopësht shtetëror, do t’i dërgoja atje. Duhet dhe një shkollë për Kasharin. Po di që një bllok pallatesh do bëhet me kënde lojërash dhe me trotuar, së shpejti. Tani është bërë ai parku aty përpara njësisë. Duam më shumë parqe dhe stola, sepse për ne pleqtë në këto ditë ato na duhen”, thotë Luan Kulla.

Kurse në fshatin Ndoj shfaqen probleme me ujin e pijshëm,rrugën dhe energjinë, nevoja shqetësuese për shumë familje . Prej 2 vitesh rruga është prishur. Asfalti është ngritur sipër dhe makinat nuk mund të kalojë dot as për raste emergjente. “Kemi një copë rrugë që është 100 metër. Ka 2 vjet që është prishur dhe s’ka vënë dorë kush. Është ngritur asfalti komplet dhe nuk mund të kalojnë as makinat. Larg qoftë nëse ndodh ndonjë urgjencë nuk kemi si t’ja bëjmë. Ka dy vjet ky muhabet. E dyta unë rri në Kashar numër 2. Atje energjia jonë është siç ka qenë në kohë të Enver Hoxhës. As ka vënë dorë njeri. Paisjet tona nuk punojnë fare. Mua s’më bën dritë llampa me thënë të drejtën”, thotë ai.

Shumë familje kanë mungesë të ujit të pijshëm për shkak të disa ndërtesave të reja. “Tani kemi edhe problemin e ujit. Se i kam ngrit shumë herë këto gjëra dhe askush  se ka vënë ujin në zjarr. Tubat janë në rregull të gjitha. Atje kanë bërë disa shtëpia, mbi 10 familje kanë bërë shtëpi private. Dhe e kanë marrë tubin më të madh sesa lagjia. Hajde shifeni sa tuba kanë këputur nga rrjeti jonë, mbi 20-30 tuba. Kanë bërë shtëpi private atje dhe merr ujin tonë. Ne skemi ujë fare. Edhe kur vjen uji një gjys ore nuk marrim asnjë kuintal. Lekët ecin, paguajmë 18 mijë lekë dhe s’e kuptojmë. Me asistencë jemi s’e ku do t’i gjejmë lekët nuk dimë asgjë. Vjen njëri atje hudh lekët dhe merr ujin e na lë ne të tjerëve pa gjë”, shton banori.

Problematikat kryesore të ngritura prej banorëve të Kasharit gjaë një forumi të QKSCSH janë ndërtimi i një shkolle, lulishte, kënde  lojërash dhe hapësira të tjera publike, probleme me rrugët, fshatra që kanë probleme me ujin dhe energjinë elektrike, transporti publik etj. Të moshuarit vunë theksin edhe tek mungesa e stolave, ku sipas tyre vështirë të gjesh ndonjë në këtë zonë.

Një tjetër banor thotë se në fshatin Kus 7-8 orë në ditë nuk ka ujë. Sipas tij problem janë edhe pusetat e bllokuara, të cilat shpesh bëjnë që gjatë ditëve me shi të dalë në sipërfaqe. Në lagjen Ndoj, nuk është problem vetëm rruga e prishur, por edhe mungesë e  ujit të pijshëm që pasi janë ndërtuar disa banesa të reja private, të cilat kanë marrë tuba uji me të mëdha se banorët e tjerë, duke i lënë këto të fundit në mungesë të ujit.  Probleme meujin e pijshëm kanë edhe shumë lagje të tjera të Kasharit.

Qytetarët e pyetur shprehen se të gjithë i paguajnë taksat për ndriçim dhe pastrim, por në të vërtetë “nuk ndriçon asnjë llampë. Kashari është katundi më i prapambetur në Tiranë që s’janë bërë investime”. Mes problemeve  të ndryshme, banorët si një mundësi zgjidhje kërkuan që njësia administrative në të ardhmen të ketë më shumë kompetenca dhe të ardhurat të administrohen më mirë, duke investuar aty ku duhet.

Pas evidentimit të problematikave nga banorët vëmë re se ka akoma shumë për të bërë në këtë njësi. Redaksia jonë jo vetëm do të ngrejë shqetësimet e qytetarëve, por do të ndjekë se sa prej tyre do të marrin zgjidhje.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.