Dëshironte paradë në ditëlindjen e 107-të, qyteti i dhuron më shumë se kaq të moshuarës
E gjitha çfarë Myda Leëis ka kërkuar për ditëlindjen e saj të 107 ishte të marrë pjesë në një paradë. Komuniteti i saj, megjithatë, vendosi t’i japë asaj shumë më tepër se kaq.
Kur ditëlindja e saj po afrohej gjithnjë e më shumë, kujdestarët e qendrave të kujdesit në Qendrën e Infermierisë dhe Rehabilitimit të Ëesthaven e pyetën Leëisin nëse donte ndonjë gjë të veçantë për ditëlindjen. Ajo tha se kishte dy dëshira -dhe një prej tyre ishte parada në të cilën donte të ecte me makinë.
Të vendosur për të përmbushur dëshirën e saj, infermieret filluan të kontaktojnë njerëzit në komunitet dhe t’u kërkojnë të dalin në rrugë në ditëlindjen e saj. Ata krijuan një ngjarje në facebook në Facebook me detaje rreth udhëtimit të Leëis dhe menjëherë morën mbi 800 pjesëmarrës të konfirmuar.
Me gjithë komunitetin e Stillëater, që kishin mbushur trotuaret, udhëtimi me makinë për ditëlindjen e Leëis rezultoi në paradë e mrekullueshme. Qindra njerëz tundnin pankartat ndërsa shkruanin “Gëzuar ditëlindjen”. Gjatë atyre minutave që e moshuara po udhëtonte përmes tyre me makinë, ata i dguruan lule dhe balona.
“Ne kemi nevojë për këtë pozitivitet në botë tani. Gjithkush po buzëqesh sot, nuk shoh asnjë fytyrë të trishtuar… I gjithë qyteti është i bashkuar”, tha një qytetar.
Siç rezulton, gatishmëria e qytetit aksidentalisht përfundoi duke përmbushur edhe dëshirën e dytë që Leëis kishte për ditëlindje. Përveç paradës, Leëis u kishte thënë infermierëve se “donte që të gjithë të ishin të lumtur”.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
