Bilioneri Elon Musk: Nuk kam shtëpi, fle në dhomat rezervë të miqve
Bilioneri Elon Musk ka befasuar me deklaratën e tij të fundit se nuk ka një shtëpi dhe fle në dhomat e gjumit të miqve të tij pjesën më të madhe të kohës.
“Unë as që zotëroj një shtëpi, unë jam duke qëndruar nëpër shtëpitë e miqve”, tha Musk pasuria e të cilit vlerësohet të jetë 269.5 miliard dollarë sipas Forbes.
Ndonëse konsiderohet si një nga njerëzit më të pasur në botë Musk si duket kursen shumë në krahasim me të ardhurat që ka. “Nëse udhëtoj në Zonën e Gjirit, ku është pjesa më e madhe e inxhinierisë së Teslës, unë fle nëpër dhomat e gjumit rezervë të miqve”, shtoi CEO i Tesla. Unë nuk kam jaht, nuk bëj pushime”, tha ai.
Pavarësisht stilit befasues së themeluesit të “Tesla” dhe SpaceX, miliarderi i teknologjisë zbuloi të vetmin luks që kënaqet.
Kur ju përgjigj një pyetjeje në lidhje me pabarazinë e pasurisë në SHBA midis amerikanëve amerikanë dhe miliarderëve, Musk tha: Sigurisht, do të ishte shumë problematike nëse do të shpenzoja miliarda dollarë në vit në konsum personal, por nuk është kështu. Konsumi im personal nuk është i lartë”, tha ai, duke shtuar se avioni privat është i vetmi përjashtim.
Në maj 2020, Musk shkroi në Twitter: “Po shes pothuajse të gjitha pasuritë fizike. Nuk do të ketë shtëpi.”
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
