Dëbora zbardh shkretëtirën e Saharasë
08/01/2018 Shpërndaje

Dëbora zbardh shkretëtirën e Saharasë

Dëbora zbardh shkretëtirën e Saharasë, në qytetin Ain Sefra në Algjeri për herë të 3 në 40 vjet!  Pas një jave ku temperaturat ishin të ulëta, shkretëtirat është zbardhur këtë të dielë duke na dhuruar këto pamje fantastike.

Kujtojmë se moti është çekulibruar së fundmi, pasi në njërën anë kemi Amerikën të “ngrirë” nga akulli për shkak të temperaturave të ulëta, ndërsa në anën tjetër Australinë që po kalon një të nxehtë ekstrem, duke shkrirë dhe asfaltin e rrugëve. Tani zbardhet dhe shkretëtira e Saharasë, një fenomen shumë i rrallë.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.