Covid nuk njeh post dhe as moshë, kush janë politikanët që e fituan betejën
“103 të shëruar, 127 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit”, raporton në datë 29 shtator për shqiptarët, Mirela Cami Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor. Këto shifra e kanë çuar në total 7732 numrin e personave që e kanë mposhtur virusin që nga fillimi i pandemisë, në muajin mars.
Teksa po hyjmë në muajin e tetë të pandemisë, në Shqipëri gjithsej janë kryer mbi 85 mijë testime., nga këto raste positive kanë rezultuar mbi 13 mijë, të shëruar janë rreth 7 400 raste, kurse raste aktive janë rreth 5 300.
Këto 7 muaj kanë treguar se Covid nuk njeh moshë dhe as status. Në mesin e personave të infektuar që e kanë fituar më pas betejën me Covid, kanë qenë edhe zyrtarë e deputetë.
LISTA E DEPUTETËVE QË E MUNDËN COVID:
- Më 24 mars doli pozitiv deputeti Adriatik Alimadhi, – u shërua pas 49 ditësh.
- Më 9 korrik doli pozitiv ish-deputeti Fatmir Toçi, – u shërua pas 25 ditësh.
- Më 25 korrik doli pozitiv kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Deda, – shëruar.
- Më 10 korrik doli pozitiv deputeti Elio Hysko, – shëruar.
- Më 23 korrik, doli pozitiv ish-zëvendësministrja Nora Malaj, – shëruar.
- Më 27 korrik doli pozitiv kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, – shëruar.
- Më 27 korrik doli pozitiv deputeti Ralf Gjoni, – shëruar.
- Më 27 korrik doli pozitiv deputeti Enver Roshi, –shëruar.
- Më 6 shtator u infektua Fatos Tarifa, ish-ambasador i Shqipërisë në SHBA.
- Më 8 shtator infektohet ish-deputeti Neritan Ceka.
- Më 22 shtator kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi- ende e infektuar.
Por Covidit nuk i kanë shpëtuar vetëm politikanët shqiptarë, por në mbarë botën dhe në Kosovë.
- Më 28 qershor, deputeti Arben Gashi, – u shërua pas 19 ditësh.
- Më 2 korrik, deputeti Haxhi Avdyli, – shëruar.
- Më 8 korrik, deputetja Eliza Hoxha, – shëruar.
- Më 10 korrik, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, –shëruar.
- Më 11 korrik, deputeti Rasim Selmanaj, – shëruar.
- Më 13 korrik, deputetja Albena Reshitaj, –shëruar.
- Më 23 korrik, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, – shëruar.
- Më 23 korrik, deputeti Fitim Uka, – shëruar.
- Më 23 korrik, kryetari i këshillit kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, – ende i infektuar.
- Më 29 korrik, deputeti Shpejtim Bulliqi, – ende i infektuar.
- Më 2 gusht, kryeministri Avdullah Hoti, – ende i infektuar.
- Më 4 gusht, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.
Këto muaj kanë qenë të vështirë për çdokënd. Ekonomia është goditur, rregullat kanë ndryshuar pasi duhen respektuar masat kundër përhapjes së Covid.
Numri i viktimave po afron 400 në Shqipëri, me gjeografi që prek gjithë vendin por kulmon në kryeqytet.
Ndërsa këshillat mbeten të njëjtat. Kjo është një betejë që e kanë më shumë në dorë qytetarët, duke respektuar masat parandaluese.
© 2020, Pozitivi. All rights reserved.
