Çfarë ndodh kur policët e mirë i ndihmojnë fëmijët që thyejnë ligjin
Ndosha jo shumë shpesh, por ka plot raste kur fëmijët devijojnë nga rruga e drejtë si pasojë e shumë arsyeve. Të ekspozuar ndaj problematikave kryesisht janë fëmijët që jetojnë në rrugë. Por një polic i mirë, tregon rrugën që ka ndjekur për t’u ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve.
Në vitet e mëparshme të karrierës së tij si polic, tashmë ishte i ekspozuar ndaj problemeve në komunën e tij në Mindanao, Filipine, ku përfshiheshin fëmijët në konflikt me ligjin. Problemi dukej i pafund. Pothuajse çdo ditë kishte një incident që përfshinte fëmijët në vjedhje të thjeshta, mosmarrëveshje, grabitje dhe problematika të ngjashme. “Unë dhe zyrtari lokal i mirëqenies sociale ishin në një dilemë të vazhdueshme se çfarë të bëjmë me këta fëmijë.
Ata u arrestuan, u referuan në zyrën e mirëqenies sociale dhe pastaj u kthyen tek prindërit e tyre, vetëm për të ri-fyer përsëri e përsëri… Dhe pastaj, në tremujorin e tretë të vitit 2001, mora një mesazh shumë të rëndësishëm nga selia e policisë kombëtare. E konsideroj këtë thirrje jo vetëm si pikë kthese të karrierës sime, por edhe të avokimit tim. Unë u zgjodha që të përfaqësoja rajonin tim në një trajnim për oficerët se si të zbatonin ligjin dhe korrigjimet në Manila. Ajo u sponsorizua nga UNICEF, organizata e OKB-së për të drejtat e fëmijëve.
Një nga pikat kryesore të trajnimit për mua ishte drejtësia për të miturit, ku na u ekspozuan fëmijët që ishin në burg në Manila, në atë kohë. Kam takuar një fëmijë që ishte burgosur me vite, vetëm se kishte vjedhur 1 kg peshq. Ky rast dhe trajnimi e shtuan dhe më shumë kureshtjen time ndaj fëmijëve në konflikt me ligjin dhe m’u ndez më shumë pasioni për t’i kuptuar më mirë dhe për t’i ndihmuar. Unë tani shoh këta fëmijë jo si të dyshuar, por si viktima. Dhe qasja ime ndaj problemit tani është si t’i parandalojmë dhe rehabilitojmë, jo më si t’i ndëshkojmë.
Kjo më bëri të filloja projektin e mbrojtjes, ushqimit dhe shpëtimit të fëmijëve në Cabadbaran, në provincën e Agusan del Norte, në Mindanao, Filipine. Ekipi i Mbrojtjes, Ushqimit dhe Ruajtjes është duke u financuar me 1.500 dollarë amerikanë për të arritur më shumë fëmijë, veçanërisht duke përdorur udhëtime në terren për të shpërndarë fije shprese dhe vlera mbi to. Ju mund të ndihmoni duke ndërmarrë projekte të tilla në vendin tuaj, qofshi policë apo në çfarëdolloj profesioni.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
