Ja një mënyrë e shkëlqyer për të folur me fëmijët rreth pozitivitetit të trupit
07/04/2018 Shpërndaje

Ja një mënyrë e shkëlqyer për të folur me fëmijët rreth pozitivitetit të trupit

Lindsay Amer dëshiron të “sjellë lëvizjen pozitive së trupit” te brezi i ri me episodin e fundit të serisë edukative YouTube, “Queer Kid Stuff”. “Pa marrë parasysh se sa i madh, i vogël, i shkurtër apo i gjatë jeni, mund të festoni për trupin dhe të ndjeheni mirë për mënyrën si dukeni”, thotë Amer në video.  Për shikuesit Amer sugjeron të provojnë aktivitete të ndryshme fizike, të hanë ushqime të reja dhe t’i ofrojne vetes mënyra për të përmirësuar pozitivitetin e trupit.

“E gjitha është të duash veten ashtu siç je,” thotë ajo. Amer u shpreh për HuffPost: “Unë vetëm dua që fëmijët të ndihen mirë me veten, pavarësisht kush është gjinia, familja, interesat, paraqitja dhe trupi i tyre. Të ndjerit rehat me lëkurën tënde fillon në një moshë të re dhe ka kaq shumë ndikime që i bëjnë të rinjtë të ndihen keq me pamjen që kanë”. Shikoni videon dhe drejtohuni këtu për episodet e kaluara të “Queer Kid Stuff”.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.