Hysni Rexhaj fermeri që “bashkëjeton” me kafshët
31/08/2022 Shpërndaje

Hysni Rexhaj fermeri që “bashkëjeton” me kafshët

Hysni Rexhaj është fermeri nga Kosova i cili deri sot ka arritur të zbutë shumë kafshë të ndryshme, ndër to ujqër, shpezë dhe zvarranikë të shumtë. Kopshti zoologjik në Oskehyla ta Gjakovës, është një vend shumë i veçantë, vend ky ku frymojnë mbi 2.500 kafshë të ndryshme për të cilat Hysniu kujdeset dhe i mban vetë me forcat e veta.

Hysni ju keni një pasionin e madh për kafshët. Keni krijuar një kopsht zoologjik tepër të veçantë, dhe tani numëron rreth 2500 kafshë, prej sa vitesh keni nisur për të krijuar këtë kopësht?

Idea ka lindur që në fëmijëri në moshën 4-5 vjecare, këto i kam pasion i kam ëndërruar. Kam punuar gjithë jeten per krijesa e falenderoj Zotin qe ma jep shëndetin qe ti m’bikqyri keto kafsh, shpëz dhe zvarranik!

Cfarë kafshësh keni në këtë kopësht zoologjik?

Në kopsht ka shumë kafshë e shpez të ndryshëm si psh: Ujqërit, Lamat, Makushat, Emu, Shqiponjat e të tjera.

Ju jeni rreth 2500 kafshë, si ja del të kujdesësh?

Kopshti menaxhohet në hyrje nga disa donator të ndryshëm. Unë vetë kam një përkujdesje të madhe për këto kafshë. Punoj nga mëngjesi në darkë.

Kopshti quhet kopshti “Trump” pse ky emër?

Për arsye qe të falënderoj Ameriken qe na ka ndihmuar në luften në Kosovë dhe në shenjë respekti. Për të falënderuar ish-presidentin Trump dhe ja vëndosa ujkut dhe Kopshtit si pseodonim Trump!

Hysni ju keni pasionin për gjarpërinjtë, si arrini të “miqësoni” me ta? Cili është sekreti?

Unë ka kohë që trajnohemi që të menaxhoj situatat me gjarprinj dhe të jem i gatshem për cdo situatë të mundshme. Për mua është pjesa më e bukur që të arrij të zbus gjarpërinjët.

Si reagojnë njerëzit kur mësojnë dëshirën tuaj për të zbutur kafshët?

Të gjith njërzit janë të mahnitur nga shumë vendet të botës me punën time dhe kjo gjë më bën pafund të lumtur dhe krenar për punën që bëj.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.