Biseda seksuale nuk mjafton: Prindërit duhet t’u flasin adoleshentëve mbi dashurinë
Prindërit shqetësohen për vite me radhë për të zhvilluar një “bisedë” me fëmijët e tyre, në lidhje me seksin. Por diçka që po humbet çdo ditë e më shumë në ato biseda është si të kemi një marrëdhënie të shëndoshë romantike. Nuk mjafton të flasim për seks, duhet të ndërmarrim dhe biseda mbi dashurinë. Pa të, rrezikojmë fëmijët të jenë pre e marrëdhënieve abuzive, manipuluese, ose të humbasin në një aspekt vërtet të mrekullueshëm të jetës.
Sipas një raporti të publikuar sot nga i Shkollës pasuniversitare të Edukimit në Harvard prindërit shqetësohen shumë për kulturën e lidhjes, por injorojnë faktin se të rinjtë janë të papërgatitur për të mësuar se si të duan dhe të zhvillojnë marrëdhënie të kujdesshme, të shëndetshme dhe romantike.
“E gjithë kjo është lënë pas dore,” thotë Richard Weissbourd, një psikolog i Harvardit i cili drejton projektin. Pa biseda rreth marrëdhënieve të shëndosha, prindërit gjithashtu nuk i mësojnë fëmijët për keqtrajtim dhe ngacmim seksual. “Të rriturit nuk duket se po përballen me të. Është shqetësuese”, shton Weissbourd.
70 përqind e 18-25 vjeçarëve të cilët u përgjigjën anketave të raportit thanë se donin më shumë informacion nga prindërit për aspektet emocionale të një marrëdhënie romantike. Dhe 65 për qind thanë se donin udhëzime për këtë në shkollë. Por prindërit dhe edukatorët duket se përqëndrohen në bisedat më fëmijët se si të mos mbeten shtatzënë ose si të shmangin sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Duke vepruar kështu, prindërit zhdukin bisedat e rëndësishme se si të duash dhe të të duan. Autorët e raportit thonë se duhet të përdorim disa mënyra për tu mësuar të rinjve si të kenë marrëdhënie të shëndosha:
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
