Behgjet Pacolli dhuron 1 milion euro për ndërtimin e banesave të prekura nga tërmeti
1 milion euro për ndërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit janë dhuruar nga kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli nga pasuria e tij personale.
Përmes një postimi në rrjete sociale Pacolli shpreh mbështetjen e tij për të normalizuar sa më shpejt jetën e familjeve që janë prekur nga tërmeti, ndërsa thotë se së bashku me familjen e tij ka vendosur të dhurojë shumën prej 1 milion eurosh.
“Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri.
Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale.
Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë #1milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.
Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt.
Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur.
Mbështetja ime për vëllazerit tonë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet.
Unë pres po ashtu që në menyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje këtu në Prishtinë”, shkruan kreu i AKR-së.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
