‘Superheroi’ 4-vjeçar dhuron palcën për të shpëtuar vëllezërit e tij binjakë
Qyteti i dashurisë vëllazërore e ka marrë këtë emër falë një prej banorëve të saj të rinj. Michael DeMasi Jr, 4 vjeç, nga Filadelfia e Jugut, planifikon të dhurojë palcën e kockave më 8 mars në përpjekje për të shpëtuar vëllezërit e tij binjakë 4 muajsh Santino dhe Giovanni, të cilët vuajnë nga një sëmundje e rrallë e trashëguar.
“Unë dua t’i ndihmoj. Nuk jam i frikësuar”, ka thënë ai. Nëna dhe babai dhe nëna e Michael, shprehen se e konsiderojnë fëmijën e tyrë 4 vjeçar një superhero. “Ai është djali ynë i guximshëm”. Çifti, të cilët kanë qenë së bashku për 11 vjet, janë përballur me CGD, që ndikon në qelizat e bardha të gjakut dhe dobëson aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet.
Michael kishte lindur i shëndetshëm, ndërsa binjakët, të cilët kanë lindur në tetor, nuk ishin aq me fat. Që nga nëntori, ata kanë jetuar në një dhomë në Spitalin e Fëmijëve, ku nëna mban një maskë gjatë gjithë kohës.
“Unë duhet t’iu vjedh atyre puthje,” tha e ëma e vogëlushëve. Një transplant mund t’u japë binjakëve një shans për të jetuar një jetë normale. Vëllai, Michael Jr ishte testuar dhe rezuktoi se ai mundej t’i ndihmojë dy binjakët. Pasi prindërit e tij i shpjeguan se çfarë do të ndodhte, Michael edhe pse i vogël u tregua i gatshëm të dhurojë palcën.
Të hënën, binjakët do të fillojnë 10 ditë të kimioterapisë para transplantimit. “Është një operacion shumë serioz, i frikshëm për të tre, në të vërtetë.” Nëse gjithçka shkon mirë më 8 mars, Majkëll Jr do të dhuroi palcën ndërsa binjakët duhet të jenë në shtëpi deri në fund të prillit. “Unë jam aq mirënjohëse për gjithë mbështetjen që kemi marrë,” tha Poënall.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
