Balerina 78 vjeçare, një frymëzim për të gjithë: “Nuk është kurrë tepër vonë për të bërë diçka që doni”
01/06/2019 Shpërndaje

Balerina 78 vjeçare, një frymëzim për të gjithë: “Nuk është kurrë tepër vonë për të bërë diçka që doni”

Në moshën 78 vjeçare, kjo balerinë vazhdon të jetë e fortë: “Nuk është kurrë tepër vonë për të bërë diçka që doni”

Shumë gra kur arrijnë të 70-at e kanë të vështirë të jenë aktive gjithë kohës apo ta vazhdojnë jetën në të njëjtat ritme si më parë. Por jo Suzelle Poole. Ajo bën një përjashtim nga moshataret e saj.

Gjashtë ditë në javë, instruktorja e baletit Dallas, e cila është 78-vjeç, do të veshë këpucët e saj dhe do të mësojë balet klasik, siç ka bërë për dekada të tëra.

Madame Poole, siç e quajnë studentët e saj, rregullisht performon në të gjithë zonën e Dallas si artiste e ftuar me kompanitë lokale të valleve.

“Njerëzit në qendrat e kujdesit mund të lidhen me mua, sepse unë jam në të njëjtën moshë”, tha Poole. “Unë shpresoj që t’i marr ata që janë të interesuar të stërviten. Plus, më pëlqen t’u tregoj se nuk është kurrë vonë për të bërë diçka që doni.”

Të shtunën, Poole planifikon të luajë në një recital të Flamenco Dallas. Asnjëherë nuk ndalet të vrapojë pas pasionit pavarësisht moshës, vazhdon të punojë me të njëjtin ritëm.

Baleti gjithmonë ka qenë për të si frymëmarrje, tha ajo, duke filluar nga dita e parë që mori mësimet në moshën 7 vjeçare në Londër, atje ku ajo lindi.

“E kam dashur nga fillimi”, tha ajo. “Kur prindërit e mi më dërguan për të parë legjendën e baletit Margot Fonteyn, e dija se ishte diçka që doja të bëheshte pjesë e imja e përjetshme”.

Për shkak se 30 vjeç është mosha mesatare për shumicën e kërcimtarëve që të dalin në pension, tha Poole, ajo mendonte se do të ishte me fat që do të vazhdonte të performonte në të 20-at e saj të fundit.

Askush nuk ishte më i habitur kur vazhdoi të bënte pirueta kur ishte  40, 50 vjeç dhe më tej.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.