Bie interesi për makinat me qira
28/11/2022 Shpërndaje

Bie interesi për makinat me qira

Interesi për të marrë makina me qira ka pësuar rënie. Shtrenjtimi i çmimeve duket se ka dhënë efekt te rezervimet, të cilat nuk bëhen në afatgjatë. Rritja e çmimit të naftës ka ndikuar në mënyrë direkte te këto biznese. Kastriot Buçi prej disa vitesh operon në qiradhënien e makinave. Për pozitvi.org ai ndan shqetësimin e tij për bizneset, që pësuan një ulje të klientelës që prej fillimit të luftës Ukrainë – Rusi. Një tjetër aspekt që thekson ai, janë rezervimet. Ai thekson se ka interes por rezervimet nuk janë në të njëjtin intensitet. Më parë muajt e vjeshtës kanë qenë plotësisht të rezervuar që në muajt paraardhës, ndërkohë që tani nuk është trendi i rezervimeve të mëparshme.

Shpenzimet për makinën zenë një vend me peshë në buxhetin familjar dhe me rritjen e çmimeve, sidomos te nafta, shqiptarët po gjejnë zgjidhje për të shpëtuar dhe kur iu duhet të marrin makina me qira. Të shumtë janë klientët që janë selektiv kur marrin makina me qira, duke preferuar makina benzinë apo me gaz.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.