Kujdes fëmijët nga virozat e stinës!
Rritet numri i fëmijëve të prekur nga virozat dhe infeksionet respiratore si pasojë e temperaturave të larta. Mjekja pediatre, Sonila Brati në qëndren shëndetësore numër 2 Tiranë për pozitivi.org tregon se cilat janë shenjat e virozave të stinës dhe kur duhet të drejtohemi tek mjeku.
Si paraqitet situata deri tani tek fëmijët, a ka pasur shtim të rasteve apo kemi një situatë normale?
Këto ditë kemi një shtim të rasteve të virozave tek fëmijët dhe tek të rriturit. Situata më e ngarkuar se në vitin e kaluar. Tek ne paraqiten çdo ditë 30-40 fëmijë me simptoma.
Cilat janë virozat më të shpeshta tek fëmijët?
Virozat më të shpeshta janë Infeksione rrugëve të siperme respiratore. Infeksione rrugëve të poshtme respiratore. Gastroenteritet. Covid 19 tek fëmijët.
Cilat janë simptomat e virozave?
Simptomat më të shpeshta janë: Temperaturë e lartë 39-40. Rrufe, kollë, lodhje, dhimbje fyti, diare, të vjella, mungesë oreksi.
Kur duhet të drejtohemi tek mjeku?
Tek Mjeku Pediater duhet të drejtohemi sapo paraqiten simptomat e para temperatura apo ndonje shenjë tjetër. Nëse fëmija juaj ka këto simptoma duhet të shkojë menjëherë tek mjeku.
A ndikojnë temperaturat e larta në shtimin e rasteve të virozave?
Temperaturat e larta kanë ndikim të lartë tek virozat. Shtimi i turistëve dhe frekuentimi i plazheve apo pishinave i shton më tepër virozat.
Cilat grupmoshat janë më të rriskuara nga virozat?
Moshat më të riskuara janë çerdhet dhe kopeshtet. Por dhe moshat mbi 6 vjec janë më rriskuar nga virozat.
#hospital #fakulteti i mjekesise #universiteti i mjekesise #te drejtat e femijeve #koronavirus sot #rastet me covid sot
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
