Angazhimi i të rinjve në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm
Të rinjtë e Përmetit janë pyetur në lidhje me angazhimin personal dhe përfshirjen në aktivitete të ndryshme mbi SDGs. Shumica e të rinjve të grupmoshave të ndryshme (63% e rasteve) janë shprehur se nuk janë përfshirë personalisht në arritjen e SDGs. Vetëm 6% e të rinjve shprehen se janë përfshirë pjesërisht për arritjen e SDGs. Një pjesë e konsiderueshme e të rinjve (31% e grupmoshave të ndryshme) shprehen se dëshirojnë të përfshihen, por nuk kanë informacionin e nevojshëm se si mund të ndodh kjo gjë.
Të rinjtë janë pyetur edhe mbi rolin që ata mendojnë se mund të kenë për arritjen e SDGs.
ROLI i të RINJVEnë arritjen e SDGs (sipas të rinjve të anketuar) – Informimi i të rinjve dhe shprehja e mendimeve të tyre; – Angazhimi më i madh në shoqëri duke bërë më të fortë dhe të dëgjueshëm zërin e bashkëmoshatarëve të tjerë; – Pjesëmarrja dhe përfshirja direkte e të rinjve për adresimin dhe lobimin mbi çështjet e tyre prioritare.
Të rinjtë janë pyetur edhe mbi njohuritë e tyre në lidhje me shëndetin seksual dhe riprodhues. Pjesa më e madhe e të rinjve të anketuar kanë marrë informacion mbi shëndetin seksual dhe riprodhues. Anketimi tregoi se 1 në 4 të rinj nuk kanë marrë ndonjëherë informacion mbi shëndetin seksual dhe riprodhues. Shumica e të rinjve që kanë pohuar se nuk kanë marrë ndonjëherë informacion mbi shëndetin seksual dhe riprodhues i përkasin zonave urbane. Ndërsa midis të rinjve më të informuar janë vajzat në zonat urbane (37%), edhe të rinjtë me pak të informuar janë vajzat në zonat rurale (11%).
Ndërmjet të rinjve që kanë njohuri mbi shëndetin seksual dhe riprodhues, shkolla dhe interneti janë burimi më i shpeshtë i informacionit të përdorur për pasurimin e njohurive të të rinjve mbi këtë çështje. Ndërsa shkolla, interneti, media dhe etëpalosjet konsiderohen mjetet ideale për marrjen e informacionit për shëndetin seksual dhe riprodhues nga ana e të rinjve
Nga anketimi i të rinjve në Përmet, rezultoi se shumica e tyre (56% në zonat rurale dhe 29% në zonat urbane) nuk asin me prindërit e tyre mbi çështjet e shëndetit seksual dhe riprodhues. Vetëm 16% e të rinjve të anketuar në zonat urbane dhe 9% e të rinjve ne zonat rurale pohojnë se asin me prindërit e tyre mbi çështjet e shëndetit seksual dhe riprodhues.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
