Arsyet e falimentimit të bizneseve
18/07/2022 Shpërndaje

Arsyet e falimentimit të bizneseve

Bujar Muço, nënkryetari i shoqatës së biznesit të vogël për pozitivi.org tregon arsyet kryesore që kanë çuar në falimentimin e bizneseve.

▶️Ngritja e taksave nga pushteti lokal ka qënë e lartë për biznesin e vogël.
Taksat vendore duke marrë si referencë Bashkinë e Tiranës që është bashkia më e madhe dhe me numrin e bizneseve më të madh i ka ngritur çdo vit me vendim të këshillit bashkiak nga 15 %. Nëse do të bënim një llogaritje për 4 vitet e fundit totali shkon në 60% ose më shumë.

▶️Fuqia blerëse ka shkuar në rënie gjatë vitit të fundit si dhe në gjashtë mujorin e parë te vitit 2022 deri në 40-42 %.

Arsyet e rënies së fuqisë blerëse janë

-Gjendja e vështirë ekonomike që po kalon konsumatori shqiptar.
-Largimi i popullsisë nga vendi drejt vendeve të tjera.
-Rritja e çmimeve të dy produkteve bazë të zhvillimit të ekonomisë si: nafta dhe energjia që kanë ngurtësuar konsumatorin. Si rrjedhoje e çmimeve aq të larta ka ndikuar dhe në ngritjen e çmimit të produkteve të shportës.

▶️Mosdhënia e ndihmës nga ana e qeverisë shqiptare sidomos në dy periudhat e tërmetit por dhe të pandemisë ishte shkatërruese për biznesin.
Dhënia e një ndihme prej 26000 lek ose 40000 lekë në 3 muaj nuk e përjashtuan biznesin nga asnjë lloj taksimi si: sigurimet shoqërore apo dhe nga taksat qëndrore ose lokale, kur ne nuk kryenim aktivitet.

▶️Një problem tjetër që ka shkatërruar biznesin shqiptar në përgjithësi ka qënë vendosja e gjobave dhe penaliteteve jo të drejta , dhe të vendosura me selektivitet.

▶️Të gjitha këto arsye që përmendëm më sipër, se bashku me të tjera arsye që nuk janë jo pak të rëndësishme si: klima për të zhvilluar biznes është e paqendrueshme.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.