APLIKACIONET E PAPËRGJUESHME TË GRUPEVE KRIMINALE. RRËFIMI I ISH PROKURORIT TË KRIMEVE TË RËNDA EUGEN BECI.
Nëse prokuroria dhe policia do arrinin të depërtonin në mesazhet e koduara të aplikacioneve që përdoren nga kriminelët, do të zbardheshin shumë krime, politikanë të korruptuar dhe njerëz të implikuar në ngjarjet e errëta të botës së krimit. Por një pjesë e tyre janë të pazbërthyeshme, ndaj grupet kriminale janë një hap para në komunikim.
Në një rrëfim për pozitivi.org, ish prokurori i krimeve të rënda Eugen Beci, sqaron mënyrën se si ka përparuar përdorimi i telefonisë nga grupet kriminale shqiptare.
Pas viteve `90 deri në vitet 2003 – 2004 kur pati një zhvillim të teknologjisë kanë qenë telefonat statikë që përgjoheshin me numër të kufizuar. Për të kryer një përgjim duhet të merrje vendimin e gjykatës e më pas duhet ta coje në Albtelecom për të kryer përgjimin. Më pas hetuesit u përballën më vështirësinë për të përgjuar aplikacionet që krijohen dhe blihen nga grupet kriminale për të folur e për të mos u kapur nga policia. Dhe këtu bëhet fjalë për aplikacione të sofistikuara jo më whatsapp apo telegram.
Tek grupet kriminale shqiptare u vu re kohët e fundit edhe kthim në komunikimin e dikurshëm me letra të shkruara apo më takime fizike duke evituar lëvizjet me makina personale por duke përdorur deri transportin publik për të mos rënë në sy.
Më shumë detaje na jep në rrëfimin e tij për pozitivi.org, ish prokurori Eugen Beci.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
