Mësuesit më të vegjël në botë, janë disa foshnja
05/04/2019 Shpërndaje

Mësuesit më të vegjël në botë, janë disa foshnja

Disa foshnja janë dërguar nëpër shkolla ​​për t’u dhënë mësime nxënësve. Ata janë quajtur mësuesit më të rinj të Britanisë, të cilët po vizitojnë nxënësit e shkollave fillore për t’i ndihmuar të mësojnë për ndjeshmërinë.

Të tre foshnjat janë të gjithë fëmijë mësimdhënësish në Shkollën Fillore Ardgowan në Greenock, Scotlan, të cilët janë në leje lindjeje. Çdo dy javë, foshnjat futen në shkollë për t’u takuar me nxënësit.

Vogëlushët që janë nga mosha 3 deri në 10 muajshe, “mësojnë” nxënësit duke u lejuar atyre të shohin foshnjat të rriten dhe të zhvillohen, dhe në këtë mundesi të mësojnë për ndjeshmërinë, mirëkuptimin dhe përgjegjësinë.

Ideja erdhi nga një organizatë kanadeze për një projekt  të quajtur Roots of Empathy. Me të gjitha foshnjat që janë në faza të ndryshme të zhvillimit, nxënësit kureshtarë inkurajohen që të bëjnë pyetje rreth asaj që ata dëshirojnë te dine dhe si t’i menaxhojnë ato.

Mësuesja që sjell djalin e saj në shkollë thotë se nxënësit janë të gatshëm ti bashkohen kësaj mënyre të mësuari. “Edhe fëmijët që janë pak sfidues, me të vërtetë përshtaten kur foshnjat vijnë në shkollë. Po ndërveprojnë gjithnjë e më shumë”, tha McLellan.

Mçlusky, i cili është në klasë të gjashtë në shkollë, tha: “Ata na bëjnë shumë pyetje të ndryshme rreth asaj se çfarë bëjnë fëmijët, se si ne kujdesemi për ta, çfarë të bëjmë nëse ata janë të zhgënjyer. Thjesht duan të njohin fëmijët, ti shikojnë si rriten dhe zhvillohen. Kjo ekseriencë u ka mësuar shumë fëmijëve. Tani janë në gjendje të shohin zhvillimin e fëmijëve dhe të kuptojnë sa punë e vështirë është të kujdesesh për një fëmijë”, tha mësuesi 57-vjeçar.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.