Alea Mehaj, 7-vjeçarja shqiptare në botën e Hollivudit
Alea Mehaj është pjesë e ekipit kombëtar norvegjez dhe përfaqëson norvegjinë në Olimpiadën e Artit Skenik në Hollivud.
Vogëlushja është vetëm 7 vjeç dhe ka arritur suksese të jashtëzakonshme. Talentja e rrallë ka lindur dhe rritur në Norvegji, dhe aktualisht po konkuron në Olimpiadën e Artitit Skenik, që është duke u mbajtur në Hollivud të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Talentja shqiptare, Alea, familja e së cilës është nga Peja, është pjesë e ekipit kombëtar norvegjez dhe përfaqëson këtë vend në Olimpiadën e Artit Skenik në Hollivud.
Alea është artistja me moshën më të re që ka regjistruar ky ekip ndonjëherë dhe që po merr pjesë në gara ndërkombëtare të niveleve më profesionale ndërkombëtare. Jo vetëm talenti që ka por edhe mosha e vogël e ka bërë atë të dallojë nga të tjerët.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
