Sindi, vogëlushja e cila synon të prekë skenën amerikane të World of Dance
Sindi Nurce ka lindur në Tiranë, qyteti ku ka zbuluar edhe pasionin e saj për kërcimin dhe aktrimin dhe tashmë synon të ndiejë emocionet e skenave ndërkombëtare. Gjatë gjithe fëmijërisë së saj ka qene e angazhuar, pa u ndalur për asnjë moment. Pasioni i saj për aktrimin filloi në moshën tre vjeçare duke u bërë pjesë e kursit të aktrimit tek ‘Sirea Film’ nën drejtimin e Leonard Bombaj dhe më vonë ka realizuar reklama të ndryshme. Përmendim këtu fondacionin “Fëmijët shqiptarë ” qendrën tregtare “Toptani”.
Modelingu është një tjetër pasion i saj, dhe është modele tek Albania Fashion Kids. E kontaktuar për të qënë pjesë e një fotosesioni për një kompani gjermane dhe fituese e çmimit të parë tek Fleksus Albania. Po per Sindin, ambicioze siç është ajo, çmimi i parë i dha asaj vetëm një nxitje shtesë. Sot, në moshën tetë vjeçare është e angazhuar në një kurs kërcimi nën drejtimin e Andi Murra dhe po përgatitet për të qënë pjesë e audicionit World of Dance ku juria përbëhet nga Jennifer Lopez, Ne-Yo, dhe Derek Hough.
Ajo është shumë e sigurt në vetvete dhe tregon se në të ardhmen do të jetë një profesioniste e vërtetë dhe që një vajzë e vogël me ëndrra, shëndrrohet në një grua me vizion. Sindi thote që Tirana është një qytet i mbushur me njerëz me ëndrra të mëdha, të vendosur për t’i realizuar ato dhe asnjë ëndërr nuk është shumë e madhe kur qellimi dhe pasioni mbeten te njejta.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.



