7 muaj të strehuar në Shëngjin, afganët nisin të largohen nga Shqipëria
22/03/2022 Shpërndaje

7 muaj të strehuar në Shëngjin, afganët nisin të largohen nga Shqipëria

Pas 7 muajsh qëndrim në Shqipëri, një grup afganësh ka vendosur të lënë vendin tonë.  212 afganë të strehuar në Shëngjin u larguan për në SHBA. Ishte ministrja e Jashtme, Olta Xhacka dhe ambasadorja Juri Kim që i përcollën aty ku i pritën për herë të parë.

E di se kjo është ajo që ju keni dashur, që kjo është ajo që keni ëndërruar dhe  jam shumë e lumtur që kjo ëndërr u realizua”, tha Xhaçka

Ju keni bërë një rrugë të gjatë dhe e di që ndoshta ka pasur momente kur keni dashur të hiqni dorë. Dhe ne jemi të lumtur që askush nga ne nuk u dorëzua. Këtu në Shqipëri ekziston një shprehje: “bukë, kripë dhe zemrënre tëhapur. Dhe ajo që kam ndjerë këtu është se, nëse shkoni tek një shqiptar në momentin tuaj më të errët e të vështirë, do t’ju japë deri thërrimet e fundit të bukës, kokrrat e fundit të kripës dhe gjithçka që mbajnë në zemrën e tyre. Është çështje nderi”, tha Kim.

Shqipëria ishte ndër vendet e para që u hapa fyer afganëve pasi vendi u pushtua na talebanët. Më 27 gusht në Rinas zbriti avioni i parë me afganë.

Numri i afganëve që u strehuan në Shqipëri erdhi duke u rritur. Ata janë akomoduar fillimisht në Qytetin Studenti, më pas në struktura hoteliere në Durrës, Shëngjin e qytete të tjera.

Pjesa më e madhe e afganëve të strehuar në Shqipëri janë zëra të shoqërisë civile, aktivistë dhe studentë dhe gra që kishin ngritur zërin për të drejtat e tyre dhe u rrezikohej jeta nga telebanët. Kryeministri Rama ka deklaruar më hrët se një pjesë e afganëve të mbërritur, janë aktivistë pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre.

Ata kishin statusin e mbrojtjes për një vit në Shqipëri deri sa të mernin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nëse dikush prej tyre do të qëndrojnë përgjithmonë, është i lirë për ta bërë.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.