TRANZICIONI QË NUK MBARON DHE TRAUMAT TE POPULLI SHQIPTAR
18/01/2023 Shpërndaje

TRANZICIONI QË NUK MBARON DHE TRAUMAT TE POPULLI SHQIPTAR

Me sinjalet politike të dhëna prej disa vitesh, fillimi i demokracisë në Shqipëri së do ti linte vendin një periudhe shumë të gjatë tranzicioni. Po si janë përjetuar fillesat e tranzicionet për  breza të ndryshëm në atë kohë.

Po sjellim përjetimet e një prej personazheve kyç të protestave të 90-tës dhe një gazetare e njohur që në atë periudhë ishte ende në moshën para adoleshencës.

Saimir Maloku, në atë përiudhën e para viteve ’90-të, ishte në përpjekje të dëshpëruar për të hapur mendjen e për të marrë më shumë informacion. Ai njihej në komunitetin e tij edhe si personi i parë që “shpiku” antenat e paligjshme duke i ndërtuar ato me kanoçe. Ai e përshkruan si kafshëror regjimin e para viteve ’90-të që sipas Malokut edhe njerëzit i kishte egërsuar: “Bëra një kanace që të ndërroja valët nga VHF në UHF për të parë kanalet italiane dhe greke. Këtë ia dhashë miqve të mi teknikë, por u përhap shumë shpejt në të gjithë vendin. U arrestova në vitin 1976 pasi mbarova universiteitn me rezultatet më të larta, më dërguan në Burrel. Isha 30 vjeç kur më arrestuan dhe më mbajtën 200 ditë nën tokë”.

Ndërsa, Gerta Heta që është sot një moderatore, personazh publik në atë kohë ka qenë vetëm 13 vjeçe.  Ajo tregon me një tjetër këndvështrim tranzicionin e 90-tës dhe atë të 1997-ës.  Nga protestat që sollën ndryshimin e regjimit, Heta, kujton se ditën kur është hedhur busti, e mbyllën në shtëpi nga frika e trazirave. “Frika do të zgjaste shumë vite, frikë nga protestat, trazirat e përdhunimet. Ditë të tëra pa shkuar në shkollë”. Ndërsa në vitin 1997 ajo kujton se ka rrezikuar jetën me mamanë e gjyshen në bulevard kur i qëlluan me plumba në këmbë dhe të dy gratë e mbuluan me trupin e tyre  që ta mbronin.

As Maloku dhe as Heta nuk i harrojnë ato kujtime. Ata janë gati ti përshkruajnë detaje. Maloku flet për rolin e tij si protagonist kryesor gjatë rrëzimit të Bustit të Enverit Hoxhës. Në krye të turmës së bashku me 2 djemtë e tij 1 dhe 3 vjeç në krahë. E sot ndihet i zhgënjyer pasi këmbëngul se të persekutuarit si ai nuk kanë marrë atë që iu takonte.

Traumat e Gerta Hetës dhe zhgënjimet e Samir Malokut janë me baza psikologjike sipas psikologes Anxhela Peza. Ajo argumenton se “traumat psikologjike të popullit shqipar nuk mbështeten nga strukturat sociale, politikat sociale në vendin tonë. Duhen qendra rehabilitimi, psikiatri private, shtëpiza për të ndihmuar njerëzit me probleme më të rënda. Ministritë e posaçme duhet të ndihmojnë më projekte e bashlkkëpunime. të parët që kanë pasur nevojë kanë qenë ata që vuajtën burgun politik dhe nuk u rehabilituan kurrë. vëmendja ndaj tyre nuk u drejtua. mediat folën shumë pak njerëzit folëmn  shumë pak.  asnjë rehabilitim politik social integrues ligjor ekonomik nuk erdhi në ndihmë të këtyre njerëzve” .

 “Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.”

#tirana  #youth  #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022  #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth  #NationalYouthCongress  #CityOfTirana

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.