Rëndësia e vitaminës D në trupin e njeriut
14/12/2022 Shpërndaje

Rëndësia e vitaminës D në trupin e njeriut

Shpesh e përmendur si “vitamina e diellit”, vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrna që ruhet në mëlçi dhe indet yndyrore. Arsyeja që vitamina D njihet me këtë përshkrim është sepse ajo sintentizohet nga kolesteroli kur lëkura ekspozohet ndaj diellit. Pavarësisht nga emri i saj, vitamina D nuk është një vitaminë, por një prohormone, ose një hormone. Vitamina D ka një rëndësi të veçantë në trupin e njeriut, përfitimet e saj i ndan me pozitivi.org farmacistja Teuta Maçi.  

Të gjithë kanë nevojë të marrin vitamin D, qoftë me anë të ushqimeve, suplementeve apo dhe në mënyrë natyrale. Janë një kategori njerëzisht të cilët vitaminën D e kanë shumë më të nevojshme se pjesa tjetër. Farmacistja, Teuta Maçi tregon se kush janë personat që e kanë të domosdoshme Vitaminën D në trupin e tyre.

Vitamina D është e vetmja lëndë ushqyese që trupi ynë prodhon kur ekspozohet ndaj rrezeve të diellit. Por Vitamina D përfitohet nga ushqimet që e përmbajnë këtë vitaminë. Në intervistën për pozitivi.org farmacistja ka listuar ushqimet ku gjendet Vitamina D.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.