Adoleshenti shqiptar i lindur në Egjipt: Kam agjëruar që në moshën 6 vjeçare
19/05/2019 Shpërndaje

Adoleshenti shqiptar i lindur në Egjipt: Kam agjëruar që në moshën 6 vjeçare

Barit.R është 15 vjeç. Aktualisht është në klasë të 9 në shkollën “28 Nëntori” në Tiranë. Me origjinë është nga Berati por ka lindur në Egjipt. Prindërit e tij u larguan nga Shqipëria vite më parë për të kryer studimet në Egjip. Pasi përfunduan universitetin qëndruan atje.

I kontaktuar nga pozitivi.org Bariti tregon se jeta në Egjipt ishte shumë më mirë se në Shqipëri. Kur ai bëri 7 vjeç prindërit vndosën të kthehen në atdhe sepse situate politike atje ishte e tensionuar.

Edhe pse gjuhën shqipe e kishte mësuar pak nga prindërit, kur u kthye në Tiranë, iu desh që në klasë të dytë të mësonte ta shkruante. Tashmë të dy prindërit janë në punë në Tiranë dhe familja është stabilizuar. Bariti tanimë nuk dëshiron të largohet nga Tirana.

Në Afrikë ka shumë shqiptarë që jetojnë në Egjipt, shumica shkojnë për të studiuar por nuk kthehen pasi përfundojnë universitetin, tregon e ëma e Barit. Edhe ata kur u larguan nuk e kishin menduar të jetojnë për aq vite atje. Gjatë kësaj kohe kanë marrë shumë zakone dhe tradita të tyre.

Babai i 15 vjeçarit kur shkoi si student ishte praktikant i fesë myslimane kurse e ëma e vendosi shaminë pas disa vitesh jetese sepse e ndiente ta bënte një gjë të tillë. Koha kaloi dhe besimi për fenë myslimane u shtua më shumë tek ata. Sot e gjithë familja e përbërë nga 4 fëmijët dhe 2 prindërit janë muslimanë praktikantë.

Muaji i Ramazanit është shumë i shenjtë për të gjithë familjen e tij. Bariti ka filluar të agjërojë që në moshën 6 vjeçare kur ishte në Egjipt. Atje rreth 90% e popullsisë i përkasin besimit Musliman. Klasën e parë e ka bërë atje. Shumica e klasës agjëronin thotë ai, kështu që edhe 15 vjeçari u bashkua me to, duke agjëruar gjysmën e muajit që atë kohë. Që atëherë deri më sot nuk ka lënë asnjë vit pa agjëruar. Muaji i Ramazanit shënon disa nga momentet e tij më të bukura në Egjip. Harmonia mes klasës dhe njerëzve ishte për t’u vlerësuar. Njerëzit në përgjithësi atje siç tregon adoleshenti ishin shumë bujarë, zemërmirë dhe të dashur me njëri-tjetrin.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.