8 vjeçarja nga Durrësi, shkruan letër prekëse për babagjyshin: Dua që shtëpia të ndërtohet më e fortë dhe të mos prishet më nga tërmeti
13/12/2019 Shpërndaje

8 vjeçarja nga Durrësi, shkruan letër prekëse për babagjyshin: Dua që shtëpia të ndërtohet më e fortë dhe të mos prishet më nga tërmeti

Ameli quhet vogëlushja nga Durrësi e cila ka shkruar një letër prekëse për babagjyshin e vitit të ri. Ajo dhe familja e saj janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit dhe banesa e tyre është shembur. Kjo ngjarje e trishtë që mori jetën e 51 personave dhe plagosi qindra të tjerë ka lënë pasoja edhe tek fëmijët dhe kjo vërehet tek letra që ajo i ka shkruar “Babagjyshit sekret”, një nismë që organizohet për të sjellë buzëqeshje për fëmijët në festat e fundvitit.

Ndryshe nga fëmijët e tjerë që për festa kërkojnë lodra dhe dhuratat e preferuara, 8 vjeçarja ka kërkuar t’I ndërtohet një shtëpi e fortë që të mos i dëmtohet përsëri nga tërmeti. “Unë shpresoj që ky vit i ri të jetë sa më i mbarë, që shtëpia të ndërtohet më e fortë dhe të mos prishet më nga tërmeti”, thotë ajo ndër të tjera në letrën e saj.

LETRA E AMELISË

‘I dashur babagjysh!

 Unë quhem Ameli, jam 8 vjeçe dhe jetoj në qytetin e ‘Durrësit’. Unë shpresoj që ky vit i ri të jetë sa më i mbarë, që shtëpia të ndërtohet më e fortë dhe të mos prishet më nga tërmeti.

Unë do të dëshiroja që ti të më sillje tavolinën e studimit që më mbeti aty dhe po pate mundësi personazhet e Frozën, për motrën rime Aurën.

Mirëutakofshin babagjysh dhe ardhsh përplot me dhurata’, shkruan Amelia.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.