Moti/ Thatësira po nxit kequshqyerjen te fëmijët
07/04/2022 Shpërndaje

Moti/ Thatësira po nxit kequshqyerjen te fëmijët

Thatësira po nxit kequshqyerjen tek fëmijët. Kjo është e konfirmuar nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara e cila ka bërë të ditur se Etiopia po përjeton një nga thatësirat më të këqija në historinë e fundit dhe se 13 milionë njerëz tanimë kanë një jetë të pasigurtë përfshirë këtu edhe vendet e tjera si Kenia dhe Somalia.

Fëmijët dhe nënat që sapo kanë lindur në Etiopi vuajnë nga kequshqyerja për shkak të mungesës së ushqimit.

Sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, sezonet Tetor-Dhjetor 2020, Mars-Maj 2021 dhe Tetor-Dhjetor 2021 patën rreshje nën mesataren, duke lënë zona të mëdha të Somalisë, Etiopisë jugore dhe juglindore dhe Kenias veriore dhe lindore me prodhim të dobët të bimëve dhe në burime të ulëta ujore për bagëtinë. 

Kriza ka shkatërruar mjetet e jetesës dhe ka detyruar familjet të lënë shtëpitë e tyre në kërkim të ushqimit dhe ujit.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.