8-vjeçari fiton 23.4 milionë euro në YouTube
19/12/2019 Shpërndaje

8-vjeçari fiton 23.4 milionë euro në YouTube

Ai është vetëm 8 vjeç dhe fiton më shumë nga të gjithë përmes youtube. Vogëlushi Ryan Kaji shpjegon lodrat në youtube. Për dy vite me rradhë është vlerësuar si personi që ka arritur fitimet më të larta.

Bazuar në listën vjetore të Top 10-shes nga revista e njohur “Forbes”, Ryan me kanalin e tij “Ryan’s World”, ka fituar 26 milionë dollarë (rreth 23.4 milionë euro) këtë vit, ndërsa 22 milionë dollarë (rreth 19.8 milionë euro) në vitin 2018, shkruan BBC.

Ndonëse kaq i vogël videot e tij me lodra kanë arritur një shikueshmëri të lartë. Mënyra sesi ai shpjegon lodrat dhe botën e tij mes lodrave ka tërhequr shumë fëmijë, të cilët çdo ditë e më shumë po fiksohen pas internetit dhe videove që shfaqen në të.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.