Si të gjejmë përmbushjen në një botë të pushtuar nga lumturia
06/07/2018 Shpërndaje

Si të gjejmë përmbushjen në një botë të pushtuar nga lumturia

Në shoqërinë e sotme, lumturia shpesh konsiderohet si aspekti më i rëndësishëm i jetës, pavarësisht se si arrihet. Megjithatë, në këtë bisedë intriguese të TED, një shkrimtare diskuton përse gjetja e kuptimit në jetë është më e rëndësishme sesa ndjekja e lumturisë. Gjithashtu flet për katër shtylla thelbësore për një jetë domethënëse: përkatësia, qëllimi, transhendenca dhe tregimi.

“Lumturia vjen dhe shkon. Por kur jeta është me të vërtetë e mirë dhe kur gjërat janë vërtet të këqija, kuptimi që merrni nga kjo ju jep diçka prej të cilës të mbaheni”.

Emily Esfahani Smith është autore dhe gazetare që ka shkruar në faqet e Wall Street Journal, New York Times, Time, The Atlantic, The New Criterion dhe shumë publikime të tjera. Përveç studimit të psikologjisë dhe filozofisë në shkollë, puna e saj e ka shtyrë të intervistojë mijëra neuroshkencëtarë, hulumtues, në mënyrë që të mund të shqyrtojë më mirë se si njerëzit mund të jetojnë jetën më kuptimplotë.

Smith është autore e “The Power of Meaning”, një libër i përkushtuar për të ndihmuar njerëzit të gjejnë “përmbushje në një botë që është e fiksuar me lumturi”.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.