50 vjeçari nga Fieri diplomohet për herë të dytë për mjekësi, në Itali: Si triumfova mes 35 konkurentëve nga bota
11/09/2017 Shpërndaje

50 vjeçari nga Fieri diplomohet për herë të dytë për mjekësi, në Itali: Si triumfova mes 35 konkurentëve nga bota

Nga Beklie Koltraka

Mjeku humanist shqiptar Nuredin Sadikaj jeton që prej vitit 1998 në Itali së bashku me familjen. Sadikaj ka lindur në Cekran të Fierit aty ku ka dhënë kontributin e tij si mjek për 21 vite me rradhë derisa vendosi të emigrojë  në Itali për arsye familjare. Gjithë jetën ka qenë i përkushtuar në ndihmë të njerëzve të sëmurë si në Shqipëri dhe në Itali. Ka ushtruar profesionin e mjekut prej 41 vitesh, me pasionin më të madh.

Largimi nga vendi ka qenë shumë i vështirë por sot me kokën lart, Sadikaj shprehet për pozitivi.org se ndihet krenar për çdo arritje. Pavarësisht eksperiencës dhe punës 21 vjeçare si mjek në Shqipëri, pasi u largua nuk hoqi dorë nga profesioni edhe pse shkolla që kishte mbaruar në vendin tonë nuk i njihej. Vendosi të konkurojë për t’u pranuar në universitet në Itali.

Sadikaj tregon se pasi u përball me komisionin i cili përbëhej nga mjekë në fusha të ndryshme, mbeti i surprizuar. Në konkurim, për t’u regjistruar në universitet, Sadikaj tha se ishin rreth 35 mjekë nga të gjitha vendet e botës, por testin e kaluan vetëm pesë, dhe 2 prej tyre ishin shqiptarë. Mjekët shqiptarë ishin Nuredin Sadikaj dhe neurokirurgu i spitalit pesë në Tiranë që sapo kishte mbaruar specializimin në spitalin Maggiore në Milano.

“Në vitin që më takoi mua ishim 35 mjekë nga vende të ndryshme të botës dhe prej tyre kaluam vetëm 5, e nga këta të pesë 2 ishim shqiptarë. Unë dhe neurokirurgu i spitalit pesë në Tiranë që sapo kishte mbaruar specializimin në spitalin Maggiore ne Milano. Por kjo nuk mjaftoi se na u tha që kemi qenë në gjendje të mbrojmë lauren që kemi marrë jashtë Italisë, e mund të regjistroheshim në universitet të mjeksisë, ku do të rijepnim provimet në materiet që përmenda më sipër e do të vazhdoja me testin, praktikën 6 muaj e provimin e shtetit”, tha mjeku Nuredin Sadikaj për pozitivi.org.

Një sfidë e madhe e priste sepse i duhej të bëntë sërish shkollën për mjekësi në Itali. Vendosi të përballojë këtë sfide dhe kështu arriti të diplomohet në moshën 50 vjeçare. Me vështirësi pafund, falë mbështetjes së familjes, punës së palodhur dhe vullnetit të pashoq Sadikaj arriti të diplomohej për herë të dytë në mjekësi në Itali  duke marrë diplomë që i jep mundësinë të punojë në vende tjera europiane. “Më 22 Tetor 2003  u diplomova per herë të dytë në mjeksi por këtë rradhë me të drejtë ushtrimi të profesionit në gjithë komunitetin europian. Në të njëjtën kohë punoja e studioja (më është dashur të lexoj e studioj në italisht 12257 faqe)”.

Mjeku nga Fieri  është figurë e njohur në Spitalin “Et’hem Kapllanaj” në Cakran të Fierit. Ka punuar për 21 vite. Vitet kanë kaluar me shpejtësi por  Sadikaj s’e harroi  vendin e tij. Ai rikthehet përsëri në vendlindje duke dhuruar një autoambulancë në Cekran të Fierit, më 24 gusht të 2017. Në intervistën  e plotë për pozitivi.org mjeku flet dhe për familjen, bashkëshorten  Natasha dhe 3 vajzat  të cilat janë po aq të suksesshme në profesionet e tyre si dhe për sfidat e kaluara jashtë vendit.

Intervista e plotë me mjekun Nuredin Sadikaj për pozitivi.org:

Pozitivi: Kur u larguat nga Shqipëria dhe pse e morët një vendim të tillë?

Sadikaj: U largova në vitin 1998 për motive famijare.

Pozitivi: Në çfarë vendi jetoni në Itali dhe prej sa vitesh?

Sadikaj: Jetoj në Cernusco sul naviglio Milano që nga viti 1998.

Pozitivi: Sa e vështirë ishte që një shqiptar të zhvillojë karierë në vend të huaj, si ia dolët ju?

Sadiakj: Çdo fillim është i vështirë  jo vetëm për shqiptarin… Por këtu dua të nënvizoj që brenda vetes tonë ne kemi forca që nuk i njohim dhe keto forca shfaqen kur ke një objektiv të qartë.

Fatmirësisht unë kisha mbaruar shkollën e mesme mjeksore e direkt kam shkuar në universitet. Profesionin e mjekut e kisha ushtruar 21 vjet në Shqipëri. Ndërsa për të vazhduar universitetin e mjekësisë këtu (në Milano) duhet të përfundoje pjesën burokratike, paraqitjen e dokumentave do të përballeshe me komisionin i përbërë nga 6 profesorë, (shefa katedrash të pathollogjisë, kirurgjisë, farmakologjisë, osetrik-gjinekologjisë, pediatrisë e mekësisë ligjore), i cili mblidhej njëherë në vite.

Në vitin që më takoi mua ishim 35 mjek nga vende të ndryshme të botës dhe prej tyre kaluam vetëm 5, e nga këta pesë 2 ishim shqiptarë. Unë dhe neurokirurgu i spitalit pesë në Tiranë që sapo kishte mbaruar specializimin në spitalin Maggiore di Milano. Por kjo nuk mjaftoi se na u tha që kemi qenë në gjendje të mbrojmë lauren që kemi marrë jashtë Italisë, e mund të regjistroheshim në universitet të mjeksisë, ku do të rijepnim provimet në materiet që përmenda më sipër e do të vazhdoja me testin, praktikën 6 muaj e provimin e shtetit.

Kështu që më 22 Tetor 2003  u diplomova per herë të dytë në mjekësi por këtë rradhë me të drejtë ushtrimi të profesionit në gjithë komunitetin europian. Në të njëjtën kohë punoja e studioja (më është dashur të lexoj e studioj në italisht 12257 faqe). Kështu në ditën e diskutimit të testit, Gaseta Martezana shkruan një artikull me foton time: “Per Scendere a lunario ha dovuto distribuire volantini”. Mjeku shqiptar Nuredin Sadikaj… Kjo më ndihmoi për punë pasi kur unë shkova për të dorëzuar CV në Institutin Geriatrik “Redaelli” Vimodrone (me kapacitet prej 650 shtretër një ndër më të mëdhenjtë në Milano), drejtori i institutit me tha s’kemi nevojë për CV e më tregoi gazetën… Më tha nëse do të punosh me ne fillo që nesër… Dhe kështu u bë, unë punova në ketë institut nga 2004 deri në 2013, këtu m’u dha dhe e drejta në geriatria e geontologia.

Pozitivi: Sa vite eksperiencë keni në mjekësi?

Sadikaj: Që nga viti 1976, që i  bie 41 vjet.

Pozitivi: Në çfarë fushe jeni i specializuar dhe ku keni punuar përgjatë viteve që keni qenë në Itali e deri me tani?

Sadikaj: Geriatria e geontologia. Punoj me moshat e treta. Këtu unë kam punuar në spitale të ndryshme si në spitalin Maggiore di Milano, spitalin “San Paolo” ne Milano, klinica “Castelli” di Bergamo, mjek roje territoriale per ASL N°2, e në RSA teë ndryshme si: Trezo “Anna Sironi”, Arluno, Magenta, Vittuone, Rivolta D’Adda, Cassano D’Adda e “San Camillo di Carugate”.

Pozitivi: Si kanë qenë vitet tuaja në Shqipëri, si mjek?

Sadikaj: Kam punuar në Cakran 19977-1983 po në Kukës gjatë viteve 1983-86. Gjithashtu në disposizion të seksionit të shendetsisë në Fier, në N.B.Grezalli 86-90, spitali i Roskovecit në vitet 90-98.

Pozitivi: Si u pritët nga banorët kur dhuruat autoambulancën?

Sadikaj: Për mua ka qenë kënaqësi dhe më e pakta që mund të bëj pë ata banorë, me të cilët kam kaluar disa vite. Ata me priten me një ngohtësi të jashtëzakonshme tamam si birin e tyre… Për mua ishree vërtet kënaqësi ta bëja një gjë të tillë.

Pozitivi: Si e shikoni gjendjen e spitaleve ne Cekran?

Sadikaj: Eshte në përtëritje .. . pas një rrënimi… Ia kishin zënë frymën me ndërtim për rreth…

Me ndryshimet në rritje të urbanistikes, sipas mendimit tim i jep një rëndësi edhe më të madhe si pikë kyçe në mes të Mallakastrës e Fierit. Duhet të përforcohet me një shërbim të ndihmës së shpejtë, jo vetëm mjete por dhe specialistë, e aparatura mjekësore që të përballojë në kohë edhe më mirë urgjencat e një popullsie nga 30-dri në 50.00 mijë banorë.

Pozitivi: A keni menduar të ktheheni në të ardhmen në Shqipëri, për të jetuar dhe kontribuar si mjek?

Sadikaj: Gjithmonë e mendoj e sapo të me jepet mundesia pse jo, por vitet ikin… Madje shumë shpejt.

Pozitivi: Si e shikoni gjendjen aktuale të shëndetësisë në vend?

Sadikaj: Në dy drejtime, zhvillim e përparim me aparatura e specialistë edhe të huaj, në anën tjeter me shumë  biznes e me pak humanitet. Kontrolli shtetëror duhet te jete me i ashper per te ofruar me shume sherbim per shtresat ne nevoje, duhet te kete me shume humanizem (eshte nje kundershtim i hapur  i ligjit qe “sherbimi shendetesor falas”, e ne hehtje, ne mes te dites… sherbimi shendetesor  funzionon ateprivat. Mjeku po pa nga duart… Mire eshte të ndërrojë profesion.

Pozitivi: Si do ta përkufizoni rolin e mjekut bazuar në eksperiencën që keni?

Sadikaj: Ingranazhin qendror të armatës së madhe të bluzave të bardha që organizon, programon e lufton me përkushtim (duke u ndeshur përditë me akutën e kronikën për mbrojtjen e shëndetit) në shërbim të njerëzimit.

Pozitivi: Si është jeta familjare në emigrim?

Sadikaj: Kam shumë për të thënë e për të treguar… Jeta e emigranti është e vështirë, unë jam ndeshur me vështirësi por këtu kam dalë fitimtar dhe është kënaqësia tepër e madhe. Duke marrë shembull veten që u diplomova për herë të dytë në moshën 50 vjeçe, u thashë vajzave ( se kam tre vajza), kur unë u diplomova në këtë moshë po juve? Dhe kështu e madhja, Silvana është diplomuar në shekecat infermieristike. Tashmë punon si infermiere në HSR në Milano.

Vajza e dytë e diplomuar në informatikë e programatrice më vonë master në ekonominë bankare, e per 10 vjet punoi tek drejtoria qendrore e bankës Unicredit, ndërsa sot punon në Angli zëvendës presidente e kontrollore financiare e disa filialeve si në Luxenburg, Frankfurt e Bruksel.

Dhe e vogla është diplomuar në farmaci bioteknologjike tek sektori i kërkimeve, ndërsa tani punon në Oslo. Kështu që jam i kënaqur dhe nga fëmijët, ndaj siç iu  thash dhe me lartë vërtet jam ndeshur me vështirësi por s’ka kënaqësi më të madhe kur realizohesh.

Dhe të gjitha këto realizime i kam arritur duke patur përkrah gjithmonë gruan time Natashën që nuk u ankua kurrë se u lodha. Ajo ngrihet e para në mëngjes dhe fle e fundit. Nuk u ankua kurrë…

Edhe në Shqipëri në Cakran ka qenë një infermiere e papërtuar e pa lodhur, ndersa në Itali përkrah meje, duke mbështetur vajzat e duke na krijuar një ambjent të ngrohtë e shllodhës sepse ajo është forca jonë.

Lexo edhe: https://pozitivi.org/pas-autoambulances-mjeku-humanist-shqiptar-dhuron-shtreter-per-spitalin-e-fierit/

© 2017 – 2020, Pozitivi. All rights reserved.