Xheraldina Vula: Poem krijesa më e rëndësishme, por nuk i lëshoj pe kur llastohet
15/06/2022 Shpërndaje

Xheraldina Vula: Poem krijesa më e rëndësishme, por nuk i lëshoj pe kur llastohet

Prej një viti e gjysëm ajo po shijon statusin më bukur atë të bërit gjyshe. Xheraldina Vula dhe mbesa e saj Poi sic ajo e thërret kanë krijuar shumë admirues virtual. I shohim të kalojnë shumë kohë së bashku ndërsa është krejt e qartë që Poi është qëndra e vëmndjes në familjen Vula. Të gjithë jemi kurioz të dime pak më shumë për marrdhënien spelciale mes gjyshe Xheraldinës dhe mbesës së saj Poemës. Producentja dhe moderatorja e njohur në një intervistë ekskluzive për Pozitivi. Org ka folur më gjatë për raportin e saj me mbesën.

Sa kohë kaloni me mbesën tuaj?

Sa herë që ajo ka nevojë për kujdesin tim, jashtë kohës së lirë. Për të e krijoj kohën e lirë se nuk ka krijesë më të rëndësishme në jetën time se Poi.

Cila është mënyra e të shprehurit të dashurisë për Poem? Si e thërret?

Unë e thërras Poi që nga dita e parë, por rrugës i vë shumë emra, nga “qiki ninit”, deri te “horre”, “duqe”, varet nga momenti se çfarë veprimi bën Poi.

Gjyshet nga dashuria e madhe për mbesën apo nipin bëhen shumë protektive, si e ke menaxhuar këtë situatë?

Zakonisht jam shumë e matur, por me të nuk punon truni. Por edhe unë e edhe Sara e Ledri nuk i lëshojme pe kur fillon dhe llastohet.

Kur jeni bashkë cfarë i pëlqen të bëj? Gatuan Poem me gjyshe Xherin?

Jo, Poit i pëlqen të hajë atë që i gatuaj jo vetëm unë, por edhe gjyshja që ka me Gjermani, Linda. Ajo e do kuzhinën mesdhetare dhe është kurreshtare të provojë çdo gjë

Cila është ninulla e preferuar e Poem nga gjyshja?

‘Nina, nana n’djep t’florinit

Ti mu bafsh mretneshe Ulqinit…”

“Hajde gjum-i merre Poin

Ma merr të vogël, ma bjer t’madhe…”

Dhe pak para gjumit e do

“Macja ime ka qenë mbrëmë

Me maçokun është zënë….”

Cfarë ka marrë Poem nga babi Ledri dhe nga mami Sara?

Nuk e di. Poi çdo ditë ndryshon. Sa themi që i ngjan Ledrit me diçka pas një kohe na duket se i ngjan Sarës. Një gjë është e sigurt, të dy prindërit e saj kanë dhe japin shumë dashni për njerëzit e si duket me këtë gjë i ngjet edhe Poi. I do njerëzit shume dhe knaqet kur ka njerëz ne shtëpi.

Si ka ndryshuar marrëdhënia juaj me Ledrin tani që është bërë baba?

Kush është Ledri? Aha, babai i Poit. Hahahahahaha, ja si ka ndryshuar. Tani pos gjërave të rëndomta që ne bisedonim bashkë çdo gjë fillon dhe përfundon: “Poi e bëri këtë, Poi bëri atë…”

Është bërë Ledri më emocional me ardhjen e Poem në jetë?

Ledri gjithnjë ka qenë emocional, por është kënaqësi me e shiku nga afër marrëdhënien e tij me Poin. Që tani shihet nje lidhje e veçantë qe janë duke e krijuar babë e bijë.

Sic ndodh zakonisht kur vjen ne jetë nipi/mbesa gjithë vemendja shkon tek ata, ka ndodhur kështu me familjen tuaj?

Natyrisht! Tani çdo gjë sillet rreth boshtit POI.

Keni folur në intervista për marrëdhënien tuaj me Sarën, dhe duket që keni raport shumë të mirë. Por a ka vend për “xhelozi” mes nuses dhe vjehrres?

Natyrisht! Si s’ka. “Xhelozojmë”njëra tjetrën kur jemi në udhëtime se e dijmë që ajo që është në shtëpi është ty u knaq me Poin. Dhe kjo do te zgjasë deri ne ditën kur Poi do të dalë vet ne shetitë e veta dhe ne dyja mundemi vetëm me u knaq për të që ka fluturuar ne rrugën e saj. Por deri sa të vije ajo kohe ne vazhdojmë të “xhelozojmë” njëra tjetrën.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.