Eriola Hoxha: Shqiptarët preferojnë të kursejnë në euro
03/11/2022 Shpërndaje

Eriola Hoxha: Shqiptarët preferojnë të kursejnë në euro

Vitet e fundit shihet një ndërgjegjësim në vendin tonë sa i përket mënyrës se si zgjedhin ti kursejnë paratë shumë qytetarë. Paratë jashtë bankave kanë ardhur në ulje gjatë dekadës së fundit, duke zgjedhur sistemin bankar si mënyrë kursimi. Por ka dhe nga ata që janë të prirur ti mbajnë kursimet e tyre jashtë institucioneve zyrtare të licencuara për të administruar kursimet e tyre. Depozitimi I të ardhurave në banka do të thotë jo vetëm kursime më të sigurta por kjo ndikon dhe në uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal në ekonomin shqiptare.  Për pozitivi.org ekspertja e ekonomisë, Eriola Hoxha thekson se qytetarët shqipëtarë kanë rritur ndërgjegjësimin  dhe nivelin  e përdorimit të kursimeve të tyre në bankat  e nivelit të dytë.

Euro është një monedhë mjaft e preferuar e kursimtarëve shqiptarë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, raportohet se depozitat në euro janë në rritje në bazë vjetore, kjo rritje është shumë më e lartë sesa vlera raportimi në lekë i depozitave në valutë. Ekspertja Hoxha këshillon që qytetarët ti mbajnë kursimet në monedhën vendase.

Si mund të kursejmë?

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.