Artistët shqiptarë në Washington organizojnë mbrëmje humanitare
23/12/2019 Shpërndaje

Artistët shqiptarë në Washington organizojnë mbrëmje humanitare

Artistët shqiptarë kudo në botë kanë dhënë një kontribut të madh për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit që mori jetën e 51 personave dhe plagosi qindra të tjerë. Muzikantët shqiptaro-amerikanë kanë organizuar një mbrëmje humanitare për të grumbulluar të ardhura për të prekurit nga tërmeti.

Artistët e diasporës shqiptare në Washington DC të cilët janë katër dhe bëhet fjalë për Enkelejda Spiro (Violinë); Merzana Kostreci (Piano); Kela Veshi (Viola) dhe Frederik Spiro (Cello), do të performojnë së bashku gjatë mbrëmjes humnitare ku do të ketë muzikë shqiptare dhe krishtlindjesh.

Të ardhurat e mbledhura nga biletat apo dhe donacione të tjera vullnetare do të grumbullohen dhe dërgohen për të prekurit e tërmetit.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.