18 vjeçarja e sëmurë surprizon të gjithë spitalin
Spitalet zakonisht nuk njihen për ushqimin e mirë, kështu që kur pacientët ose punonjësit dëshirojnë një trajtim të veçantë, përdorin forma të ndryshme për të përmbushur dëshirat dhe nevojat.
Cole Favro, një 18-vjeçare që ka fibrozë cistike, e cila qëndron në Spitalin e Fëmijëve të Golisano në Rochester, të Nju Jork, kohët e fundit gjeti një mënyrë shumë kreative për t’i treguar të tjerëve se donte pica dhe për të suprizuar spitalin.
Të premten, Cole (e cila shkon në spital çdo dy javë për të marrë trajtim) shkruan një shënim në germa të mëdha në blloqet e dhomës së spitalit: “Dërgoni pica për dhomën 18”.
Brenda një ore pasi mesazhi u mor, pica e parë mbërriti. Deri të shtunën, ajo kishte marrë gati një duzinë me pica.
Megjithatë, pjesa më e ëmbël e kësaj kërkese ishte që 18 vjeçarja nuk kërkoi pica vetëm për veten por donte ti shpërndante në të gjithë spitalin për pacientët dhe stafin. Çdo picë e dhuruar do të ishte një dhuratë falënderimi për infermierët dhe stafin e spitalit të cilët e kanë ndihmuar për shumë vite.
“Unë thjesht dëshiroja të bëja diçka të këndshme dhe zbavitëse për të gjithë pacientet e tjere, infermieret dhe stafin që t’i falënderoj për gjithë mbështetjen që më kanë dhënë”, tha vjza për TODAY Food. “Që kur kam lindur me fibrozë cistike, kam qenë brenda dhe jashtë spitalit rreth tri herë në vit, për dy javë”.
Favro tha se donte që vizita e saj e fundit në këtë spital të ishte e veçantë. “Të gjithë këtu janë si familje dhe kjo është bërë shtëpia ime e dytë”. Deri në fillim të kësaj jave, Favro dhe stafi i infermierisë kishin marrë 18 pica. “Unë kurrë nuk prita një lloj përgjigjeje dhe ishte e mahnitshme te shihja mbështetjen e komunitetit për të gjithë fëmijët në spital”, tha Favro.
Stafi i spitalit u mahnit jo vetëm nga përpjekja e pacientit, por nga gjestet e shumta të mirësisë nga të huajt. “Është kaq zemërgjerësi të shohim këtë lloj dhembshurie dhe bujarie nga komuniteti ynë”, tha Denise Clough. “Ajo donte të sigurohej që çdo kat në spital të merrte pica, kështu që të gjithë fëmijët dhe stafi mund t’i shijonin ato”.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
