17-vjeçari që theu rekordin, pas golit me Interin vrapon të përqafojë mamanë në stadium
23/12/2019 Shpërndaje

17-vjeçari që theu rekordin, pas golit me Interin vrapon të përqafojë mamanë në stadium

Romelu Lukaku, ka një karrierë të konsoliduar në fushë pasi në moshën 26 vjeccare ka luajtur më shumë se 550 ndeshje dhe ka shënuar 253 gola. Bomberi belg i Interit, është në sfidë me Cristinao Ronaldo për golashënueson më të mirë pasi këtë vit ai ka shënuar 12 gola në kampionat.

Gjatë ndeshjes së fundit me Geanoan, Lukaku i dha mundësinë një lojtari të ri të thyejë rekord. Behet fjale per 17 vjeçarin Sebastiano Esposito. Ai i dhuroi topin e penalltisë Espositos i cili më parë kishte pasur zero ndeshje si titullar, dhe zero gola. Futbollisti i ri shënoi mprehtësisht në një stadium të mbushur plot, duke thyer dhe rekordin si lojtari më i ri i historisë interiste që shënon në San Siro. Menjëherë pasi ka shënuar ai ka vrapuar të përqafojë mamanë e tij, te ciles ia ka dedikuar kete gol.

Sebastiano Esposito pak javë më parë, ishte protagonist i një tjetër rekordi, si lojtari më i ri i Interit që ka luajtur në Champions League, madje duke dhuruar penalltinë kundër Borussia Dortmund.

Por emocionet e sotme nuk kanë të paguar për të. “Kur mësova se do të luaja si titullar, nuk kam fjetur gjithë natën”, pohoi Esposito, i cili pas golit shkoi të përqafonte personin e tij më të shtrenjtë.  “Golin ia dedikoj asaj, kur e pashë po më vinte të qaja edhe unë”, ka shtuar ai.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.