Dashuria kalon nga stomaku? Jo, nga Sheshi Nënë Tereza!
01/11/2019 Shpërndaje

Dashuria kalon nga stomaku? Jo, nga Sheshi Nënë Tereza!

Merreni me pozitivitet titullin, pasi jemi të bindur që dashuria kalon nga stomaku, por më 14 Nëntor deri më 17, bëni një xhiro tek sheshi Nënë Tereza dhe “stomaku” do t’ju kërkojë me patjetër një “pit-stop” aty.  E kemi fjalën për festivalin e ushqimit “Tirana Street Food” një organizim i Bashkisë Tiranë, që ndodh për herë të parë dhe që mbledh shije nga mbarë bota.

Pse “Tirana Street Food” Festival?

E nisur nga Bashkia e Tiranës si traditë pak kohë më parë, u vendos që të zhvillohej edhe më shumë koncepti, duke e kthyer në një festival me përmasa ndërkombëtare. Organizatorët, tregojnë për Pozitivi.org se me këtë event “ Duam ti japim një tjetër këndvështrim ushqimit në festival. Jo vetëm ushqimet e rrugës por, të gjitha llojet e kuzhinave që do të shërbehen në një festival të tillë, me qëllim dhënien e mundësisë së shijimit të vizitorëve të ndryshëm” tregojnë ata. Tirana Street Food, mbledh në fakt edhe të gjitha llojet e kuzhinave, përfshi këtu edhe shijet e reja. Përshembull, gatim meksikan, ose gatim aziatik, shije të cilat nuk na ndodh shpesh t’i provojmë. “Jo vetëm kaq, por ky festival është dhe një hapësire për bizneset vendase ku mund të shohin ose gatuajnë ushqime që i ofrohen qytetarëve vendas dhe turistëve të huaj, të cilët janë gjithmonë në rritje” shprehen për Pozitivin organizatorët.

Çfarë është “Street Food”?

Rrënjët e ushqimit në rrugë mund të na kthejnë në histori. Besohet se për herë të parë shitja e ushqimit në rrugë si, peshq të skuqur të vegjël, u shitën në rrugë në Greqinë antike. Ushqimi në rrugë konsumohej gjerësisht nga banorë të varfër urbanë edhe të Romës antike, shtëpitë e banimit të të cilave nuk kishin furra apo vatër.

Në Kinën e lashtë, ku ushqimet në rrugë u përkisnin përgjithësisht të varfërve, bënin që banorët e pasur t’i dërgonin shërbëtorët të blinin ushqime në rrugë dhe t’i konsumonin në shtëpitë e tyre. Urbanizimi dhe ushqimi në rrugë shkojnë paralelisht. Në të gjithë globin, ushqimi në rrugë, ndonjëherë edhe sinonim i ushqimit të shpejtë, është bërë një pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme pasi popullsia lufton gjithnjë e më shumë për të mbajtur ritmin e jashtëzakonshëm të jetës me stilin e jetesës. Këto ushqime janë të njohura kryesisht sepse janë lehtësisht të disponueshme, dhe mund ti sigurosh me gjysmën e çmimit ose më pak se çdo ushqim tjetër restoranti.

Sot, ndërsa disa ushqime në rrugë janë rajonale, shumë nuk janë, pasi janë përhapur përtej rajonit të origjinës së tyre. Shumë njerëz, të cilët nuk kanë qenë të ekspozuar ndaj kulturës së ushqimit në rrugë, mendojnë se është jo e shëndetshme dhe jo higjenike. Sidoqoftë incidentet e ushimeve të rrugës janë relativisht të ulta në shkallë botërore.

Çfarë do të gjeni festival!

– Street food, kuzhina për të gjitha shijet dhe llojet e gatimeve.

– Aktivitete kulinarie (cooking shoë, klasa gatimi për fëmijë dhe të rritur, seminare etj).

– Shefa të njohur kuzhine që ndajnë recetat e tyre me ju.

– Edukim: Seanca informuese rreth sigurisë ushqimore.

– Panele degustimi të produkteve të stinës.

– Muzikë live për të gjitha shijet

– Aktivitete për fëmijë dhe të rritur.
– Lojra, birrë e verë.
– Gara ushqimi.
– Animacion për fëmijët.

Rregullorja e “Tirana Street Food”

Hyrja në festival: Duhet të paguani një biletë prej 100 lekë të reja. Në hyrje ju do të pajiseni me një shirit në dorë, i cili ju jep të drejtën të hyni dhe dilni sa herë të doni brenda asaj date në hapësirat e festivalit.
 Nuk lejohet ushqimi dhe pijet nga jashtë. Duhet të suportojmë shefat e kuzhinës që po gatuajnë për ju.
 Lejohet cigarja në festival.
 Jo-cash. Pagesat do të bëhen nëpermjet sistemit tonë të brendshëm, ndaj cash-i juaj do të konvertohet në kredite dhe ju mund të blini vetëm nëpermjet tyre.
 Për të konsumuar alkool në festival, duhet të vërtetoni që jeni mbi 18 vjeç nëpërmjet ID tuaj. Pra ditëlindje të 11/11/2001 ose më herët.
• Shi ose diell.  Janë marrë masa për t’u shërbyer duke marrë parasysh edhe motin jo të favorshëm.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.