Ministria e Arsimit/ Një ish-repart ushtarak i përshtatur në shkollë në Nikël, transformohet pas rindërtimit
Një ish-repart ushtarak ishte kthyer në një shkollë në Qerekë të Niklës. Ajo është shkolla 9 vjeçare Korb Muça tashmë e shndërruar në një godinë gjigande e rindërtuar nga BE pas tërmetit të 26 nëntorit të 2019.
Godina e re nuk është rindërtuar në ish-repartin ushtarak por në një ambient tjetër. Sipërfaqja e shkollës më parë ishte 600 m2 sa ç’ishte ish-reparti ushtarak, kurse tani është 8000 m2, ndërtesa dhe oborri bashkë. Përveç godinës me standarde të larta, tashmë nxënësit e disa fshatrave në Nikël kanë palestër, kalçeto dhe kopsht me godinë më vete.
Drejtori i shkollës Sazan Shira tregon për pozitivi.org sa ndryshe është shkolla e re.
“Kontrasti është tepër i lartë pasi shkolla ishte ish repart ushtarak i adaptuar për shkollë në kushte aspak të mira dhe aktualisht ndodhemi në shkollë e rindërtuar nga BE me kushtet dhe standardet më të larta. Shkolla aktualisht ka kalceto palestër laborator fizike, kimie dhomë multifunksionale bilbiotekë, system ngrohje ashensor për fëmijët me ak. Të gjutha kushtet që duhet të ketë një shkollë.
Përpjekja jonë ka qenë e vazhdueshme dhe maksimale dhe atje ku kemi qenë për të pasur rezultate të larta. Por me shtimin e bazës materiale të komoditetit, realisht cilësia është në rritje dhe numri i nxënësve është shtuar me gati 40 nxënës nga 100 që kishim, aktualisht kemi 140nxënës. Plus dhe parashkollor 25 fëmijë të regjistruar”.
“Kishim vetëm 10 dhoma ish repart ushtarak të përshtatur në shkollë me tualete jashtë pa asnjë lloj kushti pa sistem ngrohje, pa ashensor, pa ndriçim elektrik”, thotë për pozitivi.org drejori i shkollës Sazan Shira.
Ai thotë se në godinën e vjetër terrenet sportive nuk ekzistonin. “Edhe oborrin e kemi patur të limituar pasi ishte i parrethuar kalonin fshatarët me bagëti me të gjitha dhe ne kishim 3 godina, për kopshtin, 9 vjeçaren dhe tualetin, kushte jo të mira. Pamjet flasin me një kontrast shumë të lartë”.
“Sot godinë, palestër, kalçeto, kopsht, lulishte, shkallë emergjence, ashensor, dhomë mjeku, dhomë psikologu, 3 laboratore ,dhomë multifunksionale, sistem ngrohje, bibliotekë, 9 klasa, sallë mësuesish”, shtoi ai.
Me kushtet e reja nxënësit mund të zhvillojnë edukimin fizik pa pasur frikë se do të vriten. Mësuesi I Edukimit Fizik Artur Meksi thotë se me këto ambiente bashkëkohore janë të kënaqur si fëmijët që studiojnë në këtë shkollë edhe prindërit e këtij komuniteti.
“Terrenet sportive janë mjaft të rëndësishme në zhvillimin edukimit fizik dhe duke pasur bazë materiale dhe ambiente të mjaftueshme sportive arrijmë në rezultate mjaft të shkëlqyera. Vetëm duke pasur bazën materiale ambientin dhe vullnetin gjithmonë do kemi rezultate të arritshme.
Si kanë qenë kushtet në shkollën e vjetër? “Kushtet dhe baza materaile kanë qenë për të dëshiruar, të improvizurara. Pa ndihmë dhe pa përkrahje. Sa I përket zhvillimit të orëve të mësimit në ambientet e shkollës së vjetër themi dhe theksoj se linte për të dëshiruar. Ishte improvizim I një fushe volejbolli ku në stinën e dimrit bënim më shumë teori sesa anë praktike. Sot me shkollën e re kemi kushte bashkëkohore bazë material bashkëkohore. Sa i përket bazës materiale hapësirës sportive kemi një kalceto për futboll dhe basketboll. Fëmijët e këtij komuniteti e duan arsimin sportin lëndën e edukimit fizik. Me këto ambiente bashkëkohore që kemi janë tepër të kënaqur si fëmijët dhe prindërit e këtij komuniteti”, thotë mësuesi.
Në shkollën e re janë shtuar nga 100 në 140 nxënës dhe 30 fëmijë kopshti 170 total. Shkolla I shërben aktualisht fshatit Qerekë por në perspektivë edhe fshatrave në kufi, siç është fshati Rinas.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.



