14-vjeçarja shqiptare shpallet kampione e matematikës në Zvicër
17/07/2019 Shpërndaje

14-vjeçarja shqiptare shpallet kampione e matematikës në Zvicër

14 vjeçarja shqiptare nga Kosova Dorea Robellin është shpallur kampione në matematikë, në kantonin e Cyrihut, në Zvicër.

Ka qenë ambasadore e Kosovës në SHBA Vlora Çitakut, që ka shkruar për adoleshenten Dorea Robelli.

“Më lejoni t’ua prezantoj Dorea Robellin, kampionen e kantonit të Cyrihut në matematikë! Po, në matematikë. Tashmë jemi mësuar që diaspora jonë të na e flladitë shpirtin me suksese të shumta në art e sport. Po ja që gama e sukseseve po rritet e po shtrihet edhe në fusha që dikur konsideroheshin të pa mundura për ne”, ka shkruar Çitaku në rrjete sociale për suksesin e vajzës nga Kosova.

“Dorea është 14 vjeçare. Mbajeni mend këtë emër! Të lumtë!”, ka përmbyllur ajo në postimin e saj.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.