“Kur një njeri ka një kauzë, ai jeton. Gjeni tuajën”
Katër vjet më parë kur ishte 26 vjeç Vilma Dule, u sulmua me acid në fytyrë nga një i panjohur, teksa zbriste nga shkallët e pallatit të shtëpisë, ndërsa sot pas 5 vitesh forca që e karakterizon e ka shtyrë që ta përballojë këtë sfidë të vështirë dhe për më tepër të jetë motivim për shumë njerëz të tjerë.
31 vjeçarja ka vazhduar jetën duke iu është nënshtruar operacioneve të vazhdueshme për të rikuperuar djegiet e rënda në fytyrë. Shpesh ajo ndan mesazhe tejet frymëzuese me ndjekësit në çdo hap që hedh më tej në jetë, por edhe për t’u dhënë zemër. “Kur një njeri ka një kauzë, ai jeton. Gjeni tuajën”, shkruan Vilma në mesazhin e fundit në facebook të cilit i ka bashkangjitur disa foto të vetat.
Më poshtë pozitivi.org iu tregon më shumë për historinë e Vilmës dhe ditën që i ndryshoi jetën. Ishte mëngjesi i 27 gushtit 2013, që i ndryshoi jetën tërësisht të resë, duke e shpërfytyruar, rrezikuar seriozisht shikimin e duke i shkaktuar lëndime të rënda në kraharor dhe krahë.
E rëndë për një vajzë të re por forca e gruas, vullneti i saj i hekurt dhe dëshira për një jetë të bukur duke e lënë pas të shkuarën e riktheu atë pas 4 vitesh, shkruan pozitivi.org. Vilma mbrëmjen e djeshme përcolli një mesazh të fortë në rrjete sociale duke u përballuar me komentet më dashamirëse të ndjekësve dhe miqve të saj.
Të gjithë në këtë botë jemi luftëtarë, përballemi me situata të vështira, të rënda e tragjike por përsëri pas një dite, muajsh ose pas disa vitesh e rigjejmë forcën për të vazhduar. Forcën e gjejmë tek ata që na mbështesin, tek të dashurit tanë dhe gjërat e bukura që të ofron jeta në vazhdim. Kështu ndodhi dhe me vajzën në fjalë.
Ndaj “luftëtarja” Vilma, e gatshme të ndryshojë rrjedhën e fatit, i ka përshëndetur miqtë në këtë mënyrë: “Përshëndetje Luftëtarë, Sot më keni dërguar një pafundësi mesazhesh kuptimplotë, ku më përgëzonit për forcën që kam treguar për të përballuar atë sulm, aq të ashpër dhe të pa besë”.
Në fakt i pabesë ishte sulmi… Befasisht dikush u shfaq në një nga rrugicat përballë fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë, në kohën kur Vilma po zbriste nga pallati për të shkuar në punë. 30 vjeçarja atëherë punonte si administratore në një Call-Centre, ndërsa gjatë 4 viteve nuk dihet se çafrë ka ndodhur ekzaktësisht me të, derisa papritur përcjell këtë mesazh shumë shpresëdhënës që duhet lexuar nga të gjithë.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.


