Musk: Nëse vdes në rrethana misterioze ishte bukur që ju njoha
09/05/2022 Shpërndaje

Musk: Nëse vdes në rrethana misterioze ishte bukur që ju njoha

“Nëse vdes në rrethana misterioze ishte shumë bukur që u njohëm!”Me këtë mesazh në Twitter, Elon Musk – numri 1 i Tesla e Space X dhe pronari i ri i Twitter – iu përgjigj në mënyrë jo të drejtpërdrejtë Dimitri Rogozin, drejtorit të agjencisë hapësinore ruse Roskozmos që e akuzon se ka furnizuar Kievin me aparatura për komunikime ushtarake.

Rogozin një ditë më parë shkroi në Telegram se sipas dëshmisë së komandantit të zënë rob të marinsave të forcave të armatosura ukrainase, mjetet në tokë të projektit “Starlink” të Musk për lidhjen me internet i janë dorëzuar batalionit Azov dhe marinsave në Mariupol me helikopterë sjtarakë Terminalet Starlink të premtuara nga Elon Musk kanë mbërritur në Ukrainë.

Space X ka dërguar një kamion të ngarkuar me pajisje të kompanisë për t’iu shpërndarë enteve, organizatave dhe civilëve, në mënyrë që të qëndrojnë lidhur në internet. Lajmi u konfirmua dhe nga zv/kryeministri i vendit që postroi në Tuiter një fotogarfi të ngarkesës të dërguar nga Musk pas kërkesës për të mbështetur komunikiminnë internet gjatë sulmeve. Kjo pasi me vazhdimin e luftës mund të goditen infrastrukturat e rëndësishme që mbajnë të lidhur internetin në Ukrainë, dhe si pasojë vendi mund të lihet në errësirë informacioni.

Një frikë që është përshkallëzuar si pasojë e disa ndërprerjeve të pjesshme javën e kaluar. Starling menaxhon një yjësi prej më shumë se 2 mijë satelitësh që garantojnë qasjen në internet në nivel global pavarësisht lidhjeve tokësore. Për t’u lidhur personat kanë nevojë për një terminal specifik të Starlink, që merr të dhënat e dërguara nga satelitët, ndryshe nga sinjalet tradicionale të stacioneve në tokë.

I vetmi kufi i sistemit lidhet me praninë e ndërhyrjeve atmosferike dhe nga numri i marrësve të pranishëm në orbitë në korrespondencë me popullsinë që i mundësohet ky shërbim. Është kjo arsyeja se pse Musk premtoi se do të drejtonte më shumë satelitë në korrespondencë me vendin. Rogozin u shpreh se Musk është bashkëpunëtor në furnizimin e komunikimeve ushtarake dhe do të japë llogari për këtë.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.