14-vjeçari shpallet kampion boksi në Gjermani
14/05/2018 Shpërndaje

14-vjeçari shpallet kampion boksi në Gjermani

Një tjetër sportist shqiptar është shpallur kampion në shtetin ku vepron. Bëhet fjalë Dion Shabani, 14 vjeçarin e lindur në Shtutgart të Gjermanisë, që u shpall kampion i Gjermanisë U-15 në boks.

Dioni garon për Rotweis Stuttgart dhe vitin e kaluar u shpall nënkampion, ndërsa këtë vit arriti të shpallet kampion për kategorinë 56 kilogramë deri në 15-vjet.

Prejardhja e familjes së 14 vjeçarit të talentuar është nga Kamenica. I riu është komentuar për talentin që ka në këtë fushë ku operon, dhe për të ardhmen e ndritur që e pret.

Nuk janë të paktë shqiptarët që ndjekin talentin e tyre jashtë vendit, njëjtë si Dioni, boksieri i ri që premton suksese për të ardhmen.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.