Tri këngëtaret shqiptare të nominuara për “MTV Video Music Awards”
25/07/2019 Shpërndaje

Tri këngëtaret shqiptare të nominuara për “MTV Video Music Awards”

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max është nominuar për herë të parë për MTV Video Music Awards. Autorja e hitit “Sweet but Psycho” është bërë pjesë e kategorisë ‘Artisti i ri më i mirë’.

Ndonëse për karrieren e 25-vjeçares ky është një zhvillim i rëndësishëm dhe padyshim një sukses, gara në këtë kategori paraqitet e fortë. Në listën e VMA janë përfshirë edhe shqiptaret Bebe Rexha dhe Dua Lipa.

Të favorizuara për fitore janë këngëtaret mjaft të njohura me famë botërore, Billie Eilish apo Lil Nas X të cilat po ashtu janë në garë.

Të dyja janë pjesë e kategorisë ‘Best Dance’, me Beben e nominuar për dy këngë: “Call You Mine” dhe “Say My Name”, ndërsa Dua me “Electricity”, transmeton ATSH.

Rita Ora nuk është bërë pjesë e VMA, ndonëse ka publikuar këngë të shumta përgjatë vitit të kaluar, të cilat janë vlerësuar nga kritikët, përcjell albinfo.ch.

Lista e VMA dominohet këtë vit nga Ariana Grande dhe Taylor Sëift me nga 10 nominime secila, të ndjekura nga Billie Eilish dhe Lil Nas X me nëntë dhe tetë nominime.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.