Jepen vetëm 5 bursa në botë, 15-vjeçarja nga Tirana fiton njërën prej tyre
11/07/2018 Shpërndaje

Jepen vetëm 5 bursa në botë, 15-vjeçarja nga Tirana fiton njërën prej tyre

Matea Gjika vetëm 15-vjeçe është fituese e njërës prej 5 bursave që shpërndahen në botë për aplikuesit që shprehin aftësi të veçanta. Ajo është fituese e olimpiadës E&B Consultancy dhe Cambridge  Education Group. Bursë 100% për të ndjekur studimet A level në Angli.

“Për të studiuar në këto shkolla në Angli, në të gjithë botën jepen vetëm 5 bursa të tilla, unë jam fituesja e njërës prej tyre. Në shtator unë do shkoj të filloj studimet”,- tha Gjika e  ftuar në emisionin Opinion.

Ky është një sukses i madh, që duhet thënë se ka ardhur falë përkushtimit dhe punës së 15 vjeçares. Me punë dhe vullnet mund të arrini të fitoni mundësi që kërkohen nga çdokush.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.