Yllka: Inxinierja e suksesshme në karrierë dhe familje
04/07/2019 Shpërndaje

Yllka: Inxinierja e suksesshme në karrierë dhe familje

Yllka Curri është një inxhiniere softueri nga Tirana. Ajo filloi të mësonte mbi teknologjinë vetë që në moshën 15 vjeçare nga një libër që gjeti, pa pasur qasje në internet. Që nga ajo kohë, Yllka ka sfiduar veten, duke kapërcyer çdo pengesë. Tani, vite më vonë, ka një diplomë masteri në inxhinieri kompjuterike dhe një punë si zhvilluese e softuerit dhe udhëheqëse e ekipit.

“Pasuria ime më e fortë si profesioniste është mësimi i shpejtë i gjuhëve, kornizave dhe programeve të reja të softuerit”, thotë Yllka.

Një tjetër profesion që e përmbush me të gjitha njohuritë dhe zemrën e saj, është ai i nënës. Yllka ka një vajzë dhe një djalë me burrin e saj Afrimin, një kontabilist që drejton firmën e tij. Artistja Sindi ka mbushur muret e shtëpisë me pikturat e saj ndërsa Edon fokusohet tek vrapi dhe ngjitja e shkallëve. Të gjithë anëtarëve të familjes së bashku i pëlqen të shkojë për piknik në park me biçikleta dhe të ushqejë rosat – kafshët e preferuara të Edonit.

Yllka është gati për një hap tjetër në karrierë me një histori të punës në industrinë e teknologjisë së informacionit dhe shërbimeve dhe përvojën në ekipet udhëheqëse të orientuara nga qëllimi. Si një nga fitueset e Talent Call Turku, Yllka mezi pret të eksplorojë natyrën e bukur dhe mundësitë në zonën e Turkut.

“Finlanda është një vend inovativ ku unë mund të përmirësoj aftësitë e mia si një zhvillues softëare. Me arsimin më të mirë, kujdesin ndaj fëmijëve dhe sistemin shëndetësor, është një vend i mirë për të jetuar dhe për të sjellë fëmijë në jetë”, thotë ajo.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.