Mirditorja “lë” gjithçka, arratiset në Pekin
Marinela Ndreu, është 23 vjeç nga Mirdita. Prej 2 vitesh jeton në Pekin, ku jep mësim si mësuese e gjuhës Angleze në një kopësht, po ashtu edhe në qendra të ndryshme kursesh.
Ka studjuar drejtësi në Universitetin e Tiranës por nuk ka punuar në profesionin e saj asnjëherë. U largua në Pekin për shkak të mundësisë që iu ofrua. Në Shqipëri nuk ka dëshirë të kthehet, pasi atje gjithçka i përshtatet, e vetmja gjë që e shqetëson është ajri i ndotur.
Si shumë shqiptarë edhe Marinela ka arritur të krijojë mundësi të mira dhe pse në një vend të huaj. Pekini për shumëkënd ndoshta nuk është vendi ideal, mbase aspak i preferuar, por Marinela e tregon ndryshe. Në këto 2 vite ka mbetur mjaft e kënaqur, të paktën kështu na tregon gjatë intervistës për pozitivi.org.
Intervista me Marinela Ndreu për Pozitivin:
P: Një prezantim të shkurtër të vetes, kush është Marinela Ndreu?
Marinela: Unë jam Marinela. Kam lindur në Mirditë dhe jam shpërngulur në Tiranë para 9 vitesh. Kam studjuar drejtësi dhe prej dy vitesh jetoj në Pekin, ku edhe punoj si mësuese e gjuhes Angleze në kopësht dhe qendra kursesh të ndryshme.
P: Keni studjuar drejtësi por aktualisht jepni mësim në gjuhën Angleze, pse nuk vazhduat në degën tuaj?
Marinela: Para dy vitesh m’u paraqit një mundësi punë që nuk mund ta refuzoja. Të jetuarit në një vend si Kina më intrigoi shumë dhe vendosa të jetoj këtu përkohësisht. Kisha dëgjuar nga disa miq të mi për punën. Me pas u vura në kontakt me agjensinë time, për të vijuar me intervisat dhe demot këtu në Pekin.
P: Ma përshkruaj pak si është të punosh me fëmijët? Çfarë mund të thuash për 2 vitet që ke kaluar në Pekin, sa ndryshe është jetesa me këtu në Shqipëri?
Marinela: Fantastike. Një ndër vendimet më të bukura që kam marrë në jetën time ka qenë të punoj me fëmijë. Madje jam penduar për degën që kam ndjekur.
2 vite në Pekin kanë qenë shumë intensive, sa nuk mund ta pershkruaja me detaje. Por një gjë është e sigurt , është krejtësisht ndryshe nga jeta ime e mëparshme. Këtu vetëm vrapohet, punohet, vrapohet, punohet. Atë pak kohë që kam mundohem t’ia dedikoj vetes dhe partnerit !
P: Sa gjatë keni menduar ta ushtroni punën si mësuese e gjuhës angleze në Pekin, përherë?
Marinela: Nuk e besoj. Jo sepse nuk dua, por sepse nuk mendoj të jetoj gjatë këtu. Nuk e di sa të informuar jeni për ajrin e ndotur në Pekin, kjo është asryeja kryesore nëse vendos të kthehem në Shqipëri apo diku tjetër.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
