100 ekspertë zbulojnë shkaqet e divorceve të cilat s’i keni ditur
31 divorce në 100 martesa në vitin 2016 thuhet në raportin e INSTAT. Divorcet kanë pësuar rritje vitet e fundit jo vetëm në Shqipëri por edhe botë. Arsyet e dhëna herë pas here nga çiftet dhe ekspertët mjeko ligjorë janë dhuna, varfëria, emigracioni, mblesëria, të cilat lidhen fort me shoqërinë shqiptare ndër vite.
Nëse dëgjon se një çift është ndarë menjëherë të shkon në mendje tradhëtia, por në fakt nuk rezulton ashtu, raporton pozitivi.org. Janë hetuar mbi 100 ekspertë të YourTango, për të zbuluar se cilat janë arsyet që dominojnë. Besojeni ose jo, sipas studimit, arsyeja kryesore që sjell numër të lartë të dështimit të martesave janë problemet e komunikimit.
Studimi rendit dhe disa arsye tjera shkaktare të shkallës së lartë të divorceve. Martesa për arsye të gabuara. Martesa për para, kemi dëgjuar plot raste dhe kjo sigurisht të çon në divorc të shpejtë, janë shprehur ekspertët. Por ka dhe nga ata që martohesh sepse mendojnë se duhet bërë. “Kam takuar shumë gra të divorcuara që thonë se problemet që i kanë bërë të largohen ishin aty që nga fillimi, por qëndruan për njëfarë kohe sepse “gjithkush priste që ne të jetonim përherë të lumtur” ose “kishim shpenzuar kaq shumë para në martesë” ose “ne sapo kemi ndërtuar shtëpinë tonë të ëndrrave”. “Pra, mbani mend, gjersa të thoni “Unë e bëj “, ju gjithmonë keni zgjedhjen të thoni “Unë nuk e bëj! ”
Një tjetër aryse është mungesa e identitetit individual. Një marrëdhënie e pavarur nuk është e shëndetshme. Kur ju nuk keni interes ose mundësi për të shprehur veten jashtë marrëdhënies, ju bëheni “çift i heshtur”. Nëse nuk jeni i kënaqur kur bëni gjëra pa partnerin tuaj, ose nuk dini çfarë lloj muzike, filmi apo ushqimi ju pëlqen, do ndiheni sikur jeni mbytur duke mos ditur arsyen.
Çiftet humbasin në rolet që marrin. Ashtu si shumë çifte “harrojnë” miqtë e tyre kur martohen, kur bëhen me fëmijët, shumica e prindërve neglizhojnë ose harrojnë plotësisht se janë çift. Ndërsa fëmijët rriten dhe kanë nevojë për më pak vëmendje, shumë bashkëshortë dhe bashkëshorte nuk mund të kujtojnë pse u martuan sepse nuk kanë më asgjë të përbashkët.
Ndarja vjen dhe kur 2 persona nuk kanë vizion të përbashkët të suksesit apo kur intimiteti zhduket. Shpesh në një martesë ndryshon intimiteti mes dy personave. Krijojnë idenë se njëri prej tyre nuk është romantik ose nuk është aq seksi. Kur çiftet fillojnë të ndihen të padëshiruar dhe të pahijshëm shkojnë drejt divorcit .
Financat? Nuk është zakonisht mungesa e financave që shkakton divorcin, por mungesa e pajtueshmërisë në arenën financiare, shkruan pozitivi.org. Të kundërtat mund të tërhiqen, por kur dy njerëz janë kundërt në departamentin financiar, shpesh shkojnë në divorc.
Të jesh jashtë kontaktit … Po flas për kontakt fizik. Sigurisht, marrëdhia seksuale është e domosdoshme në çift, por gjithashtu jetesa në çift duhet plotësuar me puthje të përzemërta, përshëndetje, përqafime apo edhe thjesht mbajtje të duarve. Çiftet që nuk mbajnë një lidhje intime përmes veprimeve seksuale dhe jo-seksuale, janë të destinuar të bëhen të huaj virtual.
Prioritetet dhe interesat e ndryshme çojnë gjithashtu në dështimin e një çifti. Të kesh interesa të përbashkëta dhe t’i eksplorosh së bashku është esenciale për një martesë të suksesshme. Çdo çift ka mosmarrëveshje. Çështja kryesore është të ndiqen rregulla bazë në mënyrë që secili partner të ndjehet i respektuar dhe i dëgjuar. Paaftësia e një çifti për të zgjidhur konfliktet, duke mos komunikuar, është një tjetër shkak i fundit të tyre.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
