‘Unë do të vdisja, ajo më solli përsëri’: Vajza shpëton jetën e të dashurit nga rrufeja
18/07/2018 Shpërndaje

‘Unë do të vdisja, ajo më solli përsëri’: Vajza shpëton jetën e të dashurit nga rrufeja

Një fundjavë e një çifti të ri u bë kthesë për më të keqen kur Juliette Moore u largua nga tendë për të gjetur të dashurin e saj të shtrirë në lëndinë pa puls.

Juliette dhe i dashuri i saj 18-vjeç Isaia Cormier kishin qenë pranë një kampi në Kolorado, kur një stuhi rrufeje ra në këtë zonë. Isaia kishte qëndruar pranë çadrës, kur autoritetet besonin se një rrufe kërceu nga një pemë në qafë.

Fati ishte me të pasi e dashura kishte marrë mësime një muaj para udhëtimit në kampe, dhe ajo menjëherë filloi t’i shtypë kraharorin. Pas raundit të dytë, Isaia më në fund e rifitoi vetëdijen.

Ndihma e shpejtë e dhënë nga e dashura e risolli në jetë përndryshe nuk dihet cfarë mund të kishte ndodhur me 18 vjeçarin. “Është shumë e rëndësishme që përpjekjet për ringjallje të fillojnë menjëherë”, shkrehen mjekët.

Të riun e dërguan menjëherë në spital dhe megjithëse tani ka një mbresë në qafë nga incidenti, familja e tij është e habitur sa shpejt  po shërohet. Ata falenderojnë Juliette për mbijetesën e djalit të tyre.

“Unë do të vdisja. Ajo më ktheu. Do të vdisja sërish. Ajo më ktheu”, ka thënë Isaia.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.